LAJMI I FUNDIT:

Besiktasi kontakton Atalantën, synohet transferimi i Berat Gjimshitit

Besiktasi kontakton Atalantën, synohet transferimi i Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalata pas shtatë viteve qëndrim në Bergamo.

Qendërmbrojtësi shqiptar është një nga pikat kyçe të skuadrës së udhëhequr nga Gasperini, por ai ka rënë në radarin e Besiktas.


Duke planifikuar të përforcohen në mbrojtje, trajneri Senol Gunes e ka futur në  listën e dëshirave mbrojtësin shqiptar.

Gjimshiti kthehet në vitin 2016: Mungova herën e parë, por tani edhe unë dua të luaj në Evropian
Lexo po ashtu Gjimshiti kthehet në vitin 2016: Mungova herën e parë, por tani edhe unë dua të luaj në Evropian

Bein Sports ka raportuar se Besiktas ka kontaktuar Atalantën për të pyetur rreth vlerës së lojtarit pasi duan ta transferojnë atë në Stamboll.

Në fakt qendërmbrojtësi shqiptar edhe para tre viteve ishte në listën e dëshirave të klubit turk, por ishte Atalanta që nuk deshi të dëgjonte për ofertën.

Rrëfimi i Berat Gjimshitit për aventurën te Atalanta: Gasperini ndryshoi gjithçka, tani jam kthyer në formë pas lëndimit
Lexo po ashtu Rrëfimi i Berat Gjimshitit për aventurën te Atalanta: Gasperini ndryshoi gjithçka, tani jam kthyer në formë pas lëndimit

Tani drejtuesit e skuadrës bardhezi po tentojnë që në ditët e fundit të afatit kalimtar të nënshkruajnë me mbrojtësi nga Tërrnoci.

Vlera aktuale e Gjimshitit në tregun e transferimeve është 10 milionë euro, derisa 30-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori