LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Dukagjini dhe Liria synojnë fitoren e parë në Superligë

Formacionet zyrtare: Dukagjini dhe Liria synojnë fitoren e parë në Superligë

Dukagjini dhe Liria përballen në kuadër të rrethit të tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.

Dukagjini që sezonin e kaluar siguroi një vend në Ligën e Konferencës, këtë edicion nuk e ka nisur mbarë, pasi në dy takimet e para ka pësuar humbje.


Në anën tjetër, rikthimi i Lirisë në elitën e futbollit kosovar nuk ka qenë pozitiv, pasi kanë një barazim dhe një disfatë.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Basri, Dallku, Neziri, Feka, Shabani, Junior, Zulfiji, Santos, Mërlaku.

Liria: Shala, Topalaj, Zenunaj, Megameno, Dube, Beseni, Likaj, Stafa, Tjiueza, Rexhepi, Bunjaku. /Telegrafi/