Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, banorët rrezikojnë të mbeten pa ujë
Amortizimi i linjës kryesore të tubacionit në Bulqizë ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe.
Siç shihet edhe nga pamjet, uji ka vërshuar edhe në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit. Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët!
Pak muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.
Një fenomen i tillë ndodhi edhe në njësinë administrative Gjoricë si pasojë e kontaminimit të ujërave të bardha me ato të zeza, ku u helmuan mbi 70 banorë.
Shpesh herë, në linjat e tubacioneve kryesore në Bulqizë ka pasur shpërthime të ujit, si pasojë e amortizimit të linjave./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251