LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet ballafaqimi në ‘kafaz’ mes Elon Muskut dhe Mark Zuckerbergut

Konfirmohet ballafaqimi në ‘kafaz’ mes Elon Muskut dhe Mark Zuckerbergut

Pronari i platformës X (ish-Twitter), Elon Musk, njoftoi të premten se së bashku me themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg, kanë rënë dakord për kushtet rreth një ballafaqimi në MMA.

Musk shkroi në X se lufta do të zhvillohet në Itali, do të promovohet nga fondacioni që udhëheq dhe Zuckerbergu ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt në X dhe Meta.


Zuckerberg thotë se Musk “nuk është serioz” – pas kërkesës së këtij të fundit, para një lufte të paralajmëruar ndërmjet tyre
Lexo po ashtu Zuckerberg thotë se Musk “nuk është serioz” – pas kërkesës së këtij të fundit, para një lufte të paralajmëruar ndërmjet tyre

Ai gjithashtu shkroi se të gjitha të ardhurat nga dueli do të dhurohen për veteranët, raporton bleacherreport.com.

Musk nuk e zbuloi datën se kur do të zhvillohet ballafaqimi, as nuk dha ndonjë informacion tjetër, por pohoi se ai foli me kryeministren dhe ministrin e kulturës të Italisë ndërsa punuan së bashku për të zgjedhur “një vend epik”.

Në muajin qershor, Musk shkroi në Twitter se kishte “mundësi” që ai dhe Zuckerberg të ‘përleshen’ brenda Koloseut historik në Romë.

Ndryshe, Musk raportohet se është 1.87 metra i gjatë dhe peshon 84 kilogramë ndërsa Zuckerberg është 1.7 metra i gjatë dhe ka një peshë prej 70 kilogramësh, gjë që sugjeron se ata do të luftojnë në kategorinë “catchweight”.

Musk dhe Zuckerberg janë dy nga njerëzit më të njohur në botë dhe është e arsyeshme që lufta e tyre mund të jetë ngjarja sportive luftarake më e shikuar e të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Kalo në kategori