Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të mërkurën është paraqitur rasti i parë tek një paciente, e cila është prekur nga ethet e minjve.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha për Telegrafin se pacientja është duke u trajtuar në këtë klinikë dhe, sipas tij gjendja e sjaj është stabile. Vishaj shpreson që për një periudhë prej 7 ose 10 ditësh pacientja të dalë nga klinika.
“Në Klinikën Infektive kemi një situatë të zakonshme të stinës. Nuk kemi asnjë lloj të përkeqësimit të gjendjes. E kemi një pacient të hospitalizuar me sindromë veshkor, ose si njihet ndryshe, ethet e minjve. Është e moshës 52 vjeçare dhe është nga Deçani dhe po trajtohet në klinikën tonë. Aktualisht gjendja e saj e përgjithshme është stabile dhe shpresoj që për një periudhë prej 7 ose 10 ditë të lëshohet nga klinika”, ka thënë Vishaj.
I pyetur edhe për rastet e meningjitit të pacientëve, të shtruar në këtë klinikë, ai tha se “aktualisht kemi një pacient me meningjit. Gjendja e tij është stabile. Kemi pasur një rritje të ndjeshme të rasteve nga qershori deri në korrik. Mirëpo tash situata është stabile. Nuk kemi raste të shumta të diagnostifikuara me meningjit, pra janë në kuadër të përditshmërisë”.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, të mërkurën kishte njoftuar se është diagnostikuar rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë.
Sipas Institutit, burim kryesor i këtij infeksioni janë minjtë.
Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse. Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite