LAJMI I FUNDIT:

​Vuçiq thotë se Greqia e Ukraina nuk ndryshojnë qëndrim rreth Kosovës

​Vuçiq thotë se Greqia e Ukraina nuk ndryshojnë qëndrim rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimeve në Greqi, ku është mbajtur darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ka thënë se Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës. Ai ka takuar presidentin e Ukrainës me të cilin nuk janë pajtuar me aplikimin sa më efikas të sanksioneve kundër Rusisë.

Vuçiq ka takuar sot presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskin, të cilit tha se i ka thënë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por e ka të domosdoshme ruajtjen e raporteve me Rusinë.

“Ia kam sqaruar situatën rreth Kosovës, mendoj se nuk do të ketë ndryshime në raport të Ukrainës me Republikën e Serbisë dhe respektimin e integritetit territorial dhe mendoj se kjo ka qenë një punë e rëndësishme për ne, si dhe e kemi mbështetur natyrisht Ukrainën në rrugën e saj evropiane… Natyrisht, nuk jemi as ne kundër Ukrainës. Por, jemi përpjekur të mos jemi më të zëshmit në akuzat kundër të tjerëve, puna jonë është t’i mbrojmë dhe ruajmë interesat tona dhe kjo është e tëra që është e rëndësishme. Është e qartë se nuk jemi pajtuar me pjesën e cila flet për aplikimin sa më efikas të sanksioneve”, tha ai, transmeton kp.


Ai ka shtuar se është njoftuar nga zyrtarët grekë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Nuk e kam problem pse ishte Kurti aty, nuk e kam lehtë rreth takimeve bilaterale të zyrave të Athinës, por mbrëmë ishin fer sepse e keni parë as në shkallë ku qëndruam apo gjetiu askund s’ka shkruar Kosova apo Serbia, ka shkruar Beogradi, Prishtina, nuk ka pasur flamuj etj, përveç emrave të njerëzve që ishin aty, kështu që sa i përket kësaj, Greqia ishte fer dhe ka respektuar të gjitha. Sot do të kemi bisedime me miqtë tonë grekë, shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë, mbrëmë kam biseduar me ministren e jashtme dhe shumë zyrtarë tjerë grekë, besoj se sot do të kem bisedime të mira me Kyriakos Mitsotakis rreth miqësisë shekullore dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim. Ai më ka thënë mbrëmë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë rreth çështjes së pranimit të pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

Vuçiq duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se është e dukshme se vjeshta do të jetë e nxehtë sepse situate atje nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, pasi asgjë nuk është duke shkuar shpejtë dhe as që do të zgjidhet shpejtë, dhe do të ketë edhe shumë probleme.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori