LAJMI I FUNDIT:

​Kritikohet ideja e Nagavcit: Blerja e teksteve shkollore do të ishte barrë për prindërit

​Kritikohet ideja e Nagavcit: Blerja e teksteve shkollore do të ishte barrë për prindërit

Opsioni i Ministrisë së Arsimit që prindërit t’i blejnë vetë tekstet shkollore për fëmijët, me mjetet financiare të siguruara nga shteti, po kritikohet nga shoqëria civile. Derisa i kërkohet ministrisë që të tërhiqet nga kjo ide, vlerësohet se do të ishte barrë për familjet si dhe do të krijonte vështirësi logjistike në gjetjen e librave.

Nga MASHTI po kërkohet që të bëjë zgjidhje të shpejtë për sigurimin e teksteve shkollore, në mënyrë që të mos humben ditë të mësimit të rregullt.

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, e konsideron të dështuar ministren Arbërie Nagavci.


Sipas tij, MAShTI nuk ka arritur të përgatitet me kohë për vitin shkollor.

LDK kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Blerja e teksteve shkollore nga prindërit do të kushtojë 20 për qind më shtrenjtë
Lexo po ashtu LDK kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Blerja e teksteve shkollore nga prindërit do të kushtojë 20 për qind më shtrenjtë

“Ministrja Nagavci tha se gjoja duke e mbrojtur buxhetin e shtetit, gjoja se shtëpitë botuese paskan bërë lojëra dhe në çastin e fundit sipas saj paskan rritur çmimin dhe zbuloi diçka që nuk është pritur, që tani librat të shkojnë në librari, prindërit të gjejnë paratë t’i blejnë dhe pastaj ta presin mëshirën e ministrit, Murati që është bartës i kuletës dhe mëshirën e Nagavcit se kur do t’ua lëshojnë në xhirollogaritë e tyre…

Pra, është një situatë mjaftë e keqe dhe Nagvaci në vend të lojës me fjalë, e ndershme ka qenë dje të kërkojë falje prej prindërve, SBAShK-ut, arsimtareve e gjithë të tjerëve, dhe të thotë se MASHT-i nuk ka arritur të përgatitet me kohë për vitin shkollor”, thotë Jasharaj.

Derisa thekson vendimin e SBASHK-ut për të mos mbajtur greva, Jasharaj thotë se vetë Nagavci po i bën pengesë fillimit të vitit të ri shkollor.

“Viti shkollor do të fillojë, kam pritur që të gjithë do të jenë të lumtur që nuk ka greva në këtë vit shkollor, mirëpo ja që edhe pse nuk ka greva, ministrja Nagavci po i bënë pengesat vet. Duket se ajo do të ishte njeriu shumë i lumtur po të kishim shpallur grevë, sepse në konferencën e djeshme do të na fyente, e do të thoshte se është përgatitur 100 për qind për vitin shkollor, por ja këta janë ata që janë kundër sistemit arsimor. Ne nuk bëmë grevë dhe i dolën te metat MAShT-it dhe Nagavcit…

Tani kemi telashe dhe do të humben disa ditë mësimi, por jo në kuptimin që nuk do të ketë nxënës dhe mësues, por ngase mësimdhënësit do të jenë në një situatë tjetër, duhet pritur çfarë libra po blejnë prindërit…Është bërë një lëmsh i panevojshëm dhe një dëmtim i fillimit të mbarë i vitit shkollor”, vijon Jasharaj.

Sipas Jasharajt, Nagavci është dashur të publikojë pasqyrën e çmimeve të teksteve shkollore të shtëpive botuese.

Edhe Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë (ORCA), shprehet kundër idesë së ministres Nagavci për tekstet shkollore.

Ai thotë se kjo përgjegjësi është e ministrisë dhe jo qytetarëve.

PDK kritikon MASHTI-n për tekstet shkollore: Kjo do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha
Lexo po ashtu PDK kritikon MASHTI-n për tekstet shkollore: Kjo do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha

“Shpresoj se MAShT-i do të tërhiqet, sepse edhe në konferencë u bë e ditur se po e shqyrtojnë mundësinë. Besoj se kjo nuk do të jetë alternativa e blerjes së librave përmes prindërve, sepse do të shkaktoj kaos total dhe vështirësi edhe logjistike në kuptimin e gjetjes së librave apo mos gjetjes së tyre.

Kjo përgjegjësi i takon vetëm MASHTI-t dhe ne si qytetar kemi deleguar këto përgjegjësi tek qeveria, respektivisht tek MAShTI, që ne mos të merremi me këto që nuk janë në përditshmërinë tonë”, thotë Hoxha.

Ndërsa, profesoresha Besa Luzha deklaron se ky opsion nga Ministria e Arsimit është në dëm të nxënësve. Sipas saj, nëse kjo ndodh atëherë fillimi i këtij vitit shkollor do të jetë mjaft problematik.

“Ky diskutim duhet të behet në një kohë tjetër, jo tash një javë para fillimit të vitit shkollor. Edhe këtë vit është dashur të vazhdohet me procedurë të njëjtë, pa i dëmtuar nxënësit, sepse kanë mbetur edhe dhjetë ditë që të fillojë mësimi…08:56 E shoh se do të ketë problem deri sa të përfundojë kjo procedurë, stërzgjatet procesi nëse prindërit i blejnë, ndoshta ka prind që ende xhirollogari nuk kanë të hapura. Kështu, do të jetë mjaft i komplikueshëm fillimi i vitit shkollor, marrë parasysh se jemi afër”, deklaron Luzha.

Ky paralajmërim nga Ministria e Arsimit që tekstet shkollore për fëmijët t’i blejnë prindërit, me mjetet e financuara nga shteti, nuk është pritur mirë as nga qytetarët.

Sipas tyre, është përgjegjësi e ministrisë që t’i sigurojë librat për nxënësit.

Vesel Veseli, i cili ka pesë nipa e mbesa në shkollë, shprehet skeptik në lidhje me rimbursimin e mjeteve në xhirollogari të prindërve.

“Shkon në dem të nxënësve dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të arsimit tonë…Tash në kohë të lirisë të kushtëzohemi blerja e teksteve, e në mënyrë paushallë, veç të thonë se t’i blejnë prindërit tekstet e më pas të rimbursohen, kjo është vetëm një lloj propagande, derisa nuk e shoh nuk besohet se do të kthehen paratë”, thotë Veseli.

Edhe qytetari Rexhep Kadriu shprehet i pakënaqur me paralajmërimin nga MASHTI.

“Kanë bërë shumë gabim, që disa vite, qeveria ua ka siguruar e tash po thonë prindërit e më pas të rimbursohen, asaj i thonë gënjeshtër”, thotë Kadriu.

Se ky paralajmërim është i vonshëm e në dem të nxënësve vlerëson edhe qytetari Izet Zhuja.

“Është vonë të ngarkohet prindi me këto shpenzime, sikur të njoftoheshin gjashtë muaj përpara do të ishte në rregull, por tash nuk bënë të luajnë me qytetarët”, thotë Zhuja.

Ndërsa sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj, tha për KosovaPress se nesër gjatë ditës, pas mbledhjes me Këshillin e Prindërve, do të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, përfaqësues të shtëpive botuese kanë marrë pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por askush nuk është deklaruar për media.

Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, në një konferencë për media të hënën ka deklaruar se po e shqyrton mundësinë që këtë vit librat për nxënësit t’i blejnë prindërit, ndërsa mjetet financiare t’i transferojë ministria në xhirollogaritë e prindërve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori