Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kriza aktuale në të cilën ndodhet Kosova mund të ndalet vetëm me shkarkimin e Qeverisë Kurti.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur rreth skandalit me miellin dhe çështjet e tjera, derisa ka kërkuar gjithashtu që edhe ministrja Rozeta Hajdari të shkarkohet.
“Dimë që 52.5 ton miell bnuk kanë ardhur në Kosovë, e nuk ka ardhur as sheqeri e as vaji. Dëmi i pretenduar është 601 mijë e 940 euro. Qytetarë të nderuar për këtë skandal, për këtë hajni e cila është ashiqare qeveria hesht, e akuzon gjyqësinë dhe prokurorinë. Ky shtet që udhëhiqet nga kjo qeveri nuk i beson shtetit të vet. Kjo qeveri dhe ky kryeministër don të ketë sistem paralel dhe nuk ka asnjë deklarim të vetëm që lidhet me kërkesën për hetim të pavarur. Për të ndodh një hetim i pavarur fillimisht duhet të shkarkohet ministrja Rozeta Hajdari”, tha Tahiri.
Ai shtoi se për ta është e habitshme sesi kjo qeveri po sillet edhe në raport me çështjet tjera.
“Kjo situatë tregon se kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe kjo qeveri sa më shpejt të shkarkohet Ne jemi të bindur që në fillim të shtatorit kur të nis seanca, ne kemi kërkuar që të nis me një seancë të jashtëzakonshme e pika e parë të jetë mocioni i mosbesimit ndaj kësaj qeverie”, u shpreh Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së më tej foli edhe për çështjen e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore, duke thënë se Qeveria po provokon greva në arsim.
“Nuk ka logjik në asnjë vend që një vendim i qeverisë që synon të ndihmojë nxënësit të merret dy javë para se të filloj viti shkollor. Kjo po bëhet me qëllim që të provokohen grevat në arsim, me dëmtu arsimin publik, me kriju edhe një krizë dhe me dëmtu financiarisht edhe qytetarin. Kjo situatë mund të ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeverie. Kjo qeveri po e dëmton Kosovën si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe të brendshëm”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova