Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur me sulmuesin Mason Greenwood në një telefonatë private së fundmi.
21-vjeçari ka pranuar të largohet nga Manchester United me pëlqim reciprok në javët në vijim.
Sulmuesi, për të cilin United ka këmbëngulur se është i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij në fillim të vitit 2022, nuk do të luajë më kurrë për ekipin e parë të United.
Megjithatë, djaloshi i talentuar ka klube që e duan gjithandej Evropës dhe një vjen nga Serie A që ka shprehur dëshirë ta transferojë.
Sipas mediumit The Sun, Mourinho foli me Greenwood për ta pyetur për një lëvizje të mundshme huazimi te Roma.
Të dy janë njohur mirë, duke pasur parasysh kohën e Mourinhos si trajner i United disa vite më parë.
Por, nuk dihet ende se si do të pritej një transferim i tillë në Itali shkaku i problemeve të sulmuesit anglez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251