LAJMI I FUNDIT:

Si Lucas Paqueta dhe Luiz Henrique i bënë me para miqtë e tyre në Brazil: Të dy morën karton të verdh në të njëjtën ditë – rasti po hetohet

Si Lucas Paqueta dhe Luiz Henrique i bënë me para miqtë e tyre në Brazil: Të dy morën karton të verdh në të njëjtën ditë – rasti po hetohet

Mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta është duke u hetuar nga FA për shkelje të mundshme të basteve, duke stopuar transferimin e tij te Manchester City, që ishin të gatshëm të ofron deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Interesi i kampionëve të Ligës Premier për lojtarin u rrit pas një dëmtimi të Kevin De Bruyne kundër Burnley dhe mungesa pritet të jetë e gjatë.

Megjithatë, të premten doli se bisedimet për transferimin e tij kanë dështuar për shkak të çështjeve ‘konfidenciale’. Më vonë u raportua se braziliani është subjekt i një hetimi të FA lidhur me akuzat për baste në futboll.


Kalimi i Paquetas te Man City në pritje - nisin hetimet kundër brazilianit për baste të paligjshme
Lexo po ashtu Kalimi i Paquetas te Man City në pritje - nisin hetimet kundër brazilianit për baste të paligjshme

Sipas gazetës braziliane Globo, hetimi përqendrohet rreth një basti të vënë në ndëshkimin e 25-vjeçarit në barazimin 1-1 të Ëest Ham me Aston Villan më 12 mars.

Paqueta mori një karton të verdhë në minutën e 70-të pasi ndërhyri në John McGinn.

Sipas mediave braziliane, shumë llogari u hapën në Brazil nga njerëz të besuar duke vënë baste në kartonin e verdhë të Paquetas dhe sulmuesit të Real Betis, Luiz Henrique, gjë që ndodhi.

https://twitter.com/Niverna_/status/1692778607997768064

“Analiza fillestare tregoi se atë ditë u krijuan disa llogari të reja në Betway, me bast vënësit që depozitonin shumën maksimale të lejuar”.

“Këto llogari vënë bast për të rritur fitimet vetëm në dy mundësi të bashkangjitura: ata do të merrnin paratë vetëm nëse Paqueta do të merrte karton të verdhë kundër Aston Villas dhe nëse sulmuesi Luiz Henrique i Real Betis, do të merrte një karton kundër Villarrealit, në të njëjtën ditë, më 12 mars”, shkruajnë media braziliane.

Villarreal-Real Betis gjithashtu përfundoi në barazim 1-1, me Luis Henrique që hyri në lojë në pjesën e dytë dhe mori një karton të verdhë.

Luiz Henrique, sulmuesi i Real Betis

Daily Mail ka raportuar se hetimi për Paquetan përqendrohet në bastet që janë vendosur në Brazil.

Lojtari ka mohuar se ka qenë pjesë e kësaj skeme ku janë fituar shumë para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori