LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag i tregon hapur Maguires se çfarë pret në këtë sezon nga ai

Ten Hag i tregon hapur Maguires se çfarë pret në këtë sezon nga ai

Erik ten Hag ka thënë se është i lumtur që ka Harry Maguire në skuadrën e Manchester United pasi një marrëveshje e raportuar me West Ham dështoi.

Holandezi, megjithatë, këmbënguli që mbrojtësi anglez duhet të luftojë për vendin e tij.


“Ne kemi katër lojtarë të mirë në qendër, me Luke Shaw pastaj kemi pesë. Na duhet sepse mund të luajmë 50-60 ndeshje këtë sezon”, deklaroi ai.

Dështon transferimi i Maguires te West Ham
Lexo po ashtu Dështon transferimi i Maguires te West Ham

“Të gjithë lojtarët janë ndërkombëtarë, ne kemi shumë ndeshje për të mbuluar, kështu që unë jam shumë i lumtur që Harry Maguire është këtu. Ai duhet të luftojë për pozicionin e tij, ashtu si të gjithë në skuadër. Ne ndërtojmë një skuadër me pozicione të dyfishta, por kemi nevojë për të”.

“Është në dorën e tij”, u përgjigj Ten Hag kur u pyet se çfarë mund të shpresojë realisht Maguire për këtë sezon.

“Ai e di se çfarë pres prej tij. Ai mund ta bëjë këtë dhe ju kam thënë shumë herë më parë se ai ka aftësinë për ta bërë këtë, kështu që tani duhet ta tregojë”.

Manchester United ende mund të përfundojë 10 marrëveshje të tjera para mbylljes së afatit kalimtar
Lexo po ashtu Manchester United ende mund të përfundojë 10 marrëveshje të tjera para mbylljes së afatit kalimtar

“Ka të bëjë me karakterin, të bindet dhe të luajë rolin. Ai i ka të gjitha aftësitë për ta bërë këtë dhe i takon atij”, ka shtuar më tej strategu holandez.

Maguire dukej se do të largohej nga Old Trafford pasi West Ham ra dakord për një tarifë prej 40 milionë eurosh për të nënshkruar me reprezentuesin anglez javën e kaluar, por negociatat dështuan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori