LAJMI I FUNDIT:

Guarda di Finanza dhe DEA godasin grupin kriminal me bazë në Fushë Kuqe, kapen në flagrancë

Guarda di Finanza dhe DEA godasin grupin kriminal me bazë në Fushë Kuqe, kapen në flagrancë

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë me urdhër të SPAK është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.


Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një paketimi.

Ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj, bën me dije ABC News.

Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ku  janë bllokuar 4 gomone, njëra prej tyre me 3 motorë, si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Siç njoftohet, gomonet me të cilët trafikantët do të bënin shkëmbimin e drogës në det, janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.

Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna Patokut.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, teksa në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i lartë i policisë.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në

Krasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në

Politikë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Kalo në kategori