LAJMI I FUNDIT:

Fabinhos i dhurohet një orë e shtrenjtë Rolex nga një tifoz i Al-Ittihad pas debutimit në Superligën e Arabisë Saudite

Fabinhos i dhurohet një orë e shtrenjtë Rolex nga një tifoz i Al-Ittihad pas debutimit në Superligën e Arabisë Saudite

Fabinho iu dhurua një orë e markës së njohur Rolex pasi bëri përshtypje në debutimin e tij në Superligën e Arabisë Saudite, edhe pse ai e hoqi aksidentalisht dhuratën disa momente më vonë, duke i rënë në tokë.

Reprezentuesi 29-vjeçar brazilian, i cili iu bashkua Al-Ittihad nga Liverpooli muajin e kaluar për 45 milionë euro, u bashkua me N’Golo Kante në mesfushë, ndërsa skuadra e Nuno Espirito Santo mori një fitore të lehtë 3-0 kundër Al-Raed.


Pas vërshëllimës së fundit, ish-mesfushori i Monacos po shkonte drejt daljes kur u ndalua nga një tifoz i ekipit të tij.

Më pas, për habinë e madhe të Fabinhos, tifozi vendosi t’ia dhuroj një orë të markës së njohur Rolex, duke ia vendosur në dorë.

Por siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, ajo orë e shtrenjtë ra në tokë ndërsa ai u largua pasi nuk e kishte vendosur siç duhet.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, ish-sulmuesi i Al-Hilal, Odion Ighalo na dha një pasqyrë se si skuadra saudite udhëton në ndeshje kur ai filmoi udhëtimin e tij në aeroplanin luksoz Boeing 747-400.

Ighalo bën një xhiro në aeroplanin luksoz të Al Hilal që përdoret për ndeshjet si mysafir, është thjeshtë një çmenduri
Lexo po ashtu Ighalo bën një xhiro në aeroplanin luksoz të Al Hilal që përdoret për ndeshjet si mysafir, është thjeshtë një çmenduri

34-vjeçari, i cili ka luajtur në Lindjen e Mesme për dy vjet, postoi për 90 sekonda xhiron brenda Boeing 747-400 privat, i cili është me qira nga Princi Alëaleed bin Talal.

Sipas faqes Aeroaffaires, besohet se avioni kushton 220 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori