LAJMI I FUNDIT:

Ighalo bën një xhiro në aeroplanin luksoz të Al Hilal që përdoret për ndeshjet si mysafir, është thjeshtë një çmenduri

Ighalo bën një xhiro në aeroplanin luksoz të Al Hilal që përdoret për ndeshjet si mysafir, është thjeshtë një çmenduri

Tifozëve u është dhënë një pasqyrë se si Al Hilal udhëton në ndeshjet e tyre si mysafir falë sulmuesit Odion Ighalo, i cili filmoi udhëtimin e tij në aeroplanin luksoz Boeing 747-400 të marrë me qira nga Princi Alwaleed bin Talal.

Al Hilal, i cili përfundoi i treti në Superligën e Arabisë Saudite sezonin e kaluar pas Al Nassr dhe kampionëve të Al Ittihad, ka qenë aktivisht në kërkim të transferimeve të reja në fazat e hershme të afatit kalimtar të kësaj vere.


Mesfushori i Wolves, Ruben Neves do të bashkohet për një tarifë rekord të klubit që besohet të jetë 50 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly  thuhet se ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare.

Zyrtare: Ylli Ligës Premier i bashkohet Al Hilal
Lexo po ashtu Zyrtare: Ylli Ligës Premier i bashkohet Al Hilal

Dyshja e Manchester Cityt, Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan, gjithashtu kanë qenë të lidhur fort së bashku me Neymar Jr dhe Alvaro Morata, të cilët mund të bëhen nga lojtarët më të paguar në botë nëse vendosin të transferohen.

Është e qartë se Al Hilal po përpiqet maksimalisht për të forcuar një ekip që aktualisht përmban lojtarë si ish-anësori i Flamengos, Michael dhe mesfushori kolumbian, Gustavo Cuellar.

Odion Ighalo, ish-sulmuesi i Watford dhe Manchester United, ishte padyshim emri i tyre më i njohur deri në fillim të këtij muaji.

34-vjeçari luajti në Lindjen e Mesme për dy vjet. Pasi iu bashkua Al Shababit në shkurt 2021, ai u largua një vit më vonë për rivalët e qytetit Al Hilal – një ekip që udhëton me stil në ndeshjet e tyre si mysafir.

Më herët gjatë sezonit, Ighalo vendosi të filmojë për 90 sekonda aeroplanin privat Boeing 747-400, që besohet të jetë me vlerë 220 milionë dollarë, sipas Aeroaffaires.

Besohet se Al Hilal udhëtoi me avion për Kupën e Botës për Klube në Marok, ku ata pësuan një humbje 5-3 në finale ndaj pesë herë fituesit, Real Madrid.

Ndërkohë, avioni i princit Alëaleed bin Talal fillimisht kishte 400 vende për pasagjerë, megjithëse ato u zëvendësuan nga një sërë sendesh luksoze, duke përfshirë një dhomë ngrënie për 14 persona dhe disa dhoma gjumi.

Një karrige mbretërore e artë u fut gjithashtu në mes të kabinës së aeroplanit.

Ndërkohë, Ighalo është aktualisht një lojtar i lirë pasi u largua nga Al Hilal në fund të sezonit 2022/23. Sulmuesi nigerian shënoi 21 gola dhe dy asistime në 34 paraqitje për klubin sezonin e kaluar. /Telegrafi/

https://www.tiktok.com/@buzzspor/video/7247840678766562566?_r=1&_t=8dQfYV2e04D&social_sharing=v2

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori