LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e zëdhënësit të BE-së për Kosovën, reagon sërish Bütikofer: Gjuha e Stanos skandal në vete

Deklarata e zëdhënësit të BE-së për Kosovën, reagon sërish Bütikofer: Gjuha e Stanos skandal në vete

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar  sërish lidhur me deklaratën e fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se Kosova ishte e paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane për depëshkallëzimin e tensioneve në veri.

Eurodeputeti gjerman ka vazhduar të jetë kritikues ndaj zëdhënësit të BE-së, duke thënë se gjuha të cilën po e përdor Stano përbën skandal në vete

“Kosova, thotë ai [Stano], ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, shkroi Bütikofer në një postim në platformën X, duke përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, transmeton Telegrafi.


Bütikofer ka reaguar edhe të premten ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, duke e akuzuar Borrellin, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë në raport me Kosovën.

Ai ka kërkuar që Borrell të mbahet përgjegjës në Parlamentin Evropian për deklaratën e Stanos, për të cilin ka thënë se është zëri i shefit të tij.

Eurodeputeti gjerman: Borrell i njëanshëm, përkëdhel Serbinë - sanksionon Kosovën
Lexo po ashtu Eurodeputeti gjerman: Borrell i njëanshëm, përkëdhel Serbinë - sanksionon Kosovën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.

“Dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e eskalimeve aktuale është ndërmarrja e masave kundër Qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë së tyre që të nisin të sillen në një mënyrë europiane në deeskalim dhe për të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për deeskalim”, tha Stano.

Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj
Lexo po ashtu Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj

Ndaj kësaj deklarata reagoi eurodeputeti Bütikofer, duke bërë përgjegjës Borrellin për deklaratat e Stanos.

“Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai ‘përkëdhel’, dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer, në platformën X (ish Twitter), transmeton Telegrafi.

Ndaj deklaratës së Stanos ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Muja tha se respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori