LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti gjerman: Borrell i njëanshëm, përkëdhel Serbinë – sanksionon Kosovën

Eurodeputeti gjerman: Borrell i njëanshëm, përkëdhel Serbinë – sanksionon Kosovën

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, dhe duke e akuzuar shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë në raport me Kosovën.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar eurodeputeti gjerman Bütikofer, duke akuzuar Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë.

Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj
Lexo po ashtu Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj

“Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai ‘përkëdhel’, dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer, në platformën X (ish Twitter), transmeton Telegrafi.

Eurodeputeti gjerman kishte reaguar edhe kur ndërmarr masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës.

Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun
Lexo po ashtu Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun

Bütikofer kishte hedhur dyshime në kredibilitetin e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në misionin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil”, kishte thënë përmes një postimi në Twitter, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.

Ndaj deklaratës së Stanos dje ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Muja tha se respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE.

BE-ja e kritikoi Kosovën se 's’kishte sjellje evropiane', deputeti Muja liston sjelljet e BE-së ndaj Serbisë
Lexo po ashtu BE-ja e kritikoi Kosovën se 's’kishte sjellje evropiane', deputeti Muja liston sjelljet e BE-së ndaj Serbisë

“Më lejoni të listoj një varg sjelljesh “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së”, ka thënë ai.

Më tej ka bërë një kronologji të situatës duke listuar siç thotë ai “sjelljet e BE-së ndaj Serbisë që mbaruan pa ndëshkim”, duke i reaguar në këtë mënyrë BE-së. /Telegrafi/