Kalifornia e përdorë inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e zjarreve
Zjarrfikësit nga Kalifornia janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për zbulimin e zjarreve, duke i dhënë një makine pamje nga më shumë se 1 mijë kamera të vendosura në pika strategjike në të gjithë shtetin, makinë kjo e cila alarmon për mobilizim punëtorët e emergjencave.
Si një shembull të potencialit të programit të inteligjencës artificiale ALERTCalifornia të lansuar muajim e kaluar, një kamerë zbuloi një zjarr i cili filloi të ndizet më orën 03:00 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në pyllin e Cleveland National Forrest, rreth 80 kilometra larg San Diegos.
Me njerëzit në gjumë dhe errësirën që fsheh tymin, ai mund të ishte përhapur në një zjarr të furishëm. Por inteligjenca artificiale njoftoi një kapiten të zjarrfikësve i cili thirri rreth 60 zjarrfikës, duke përfshirë shtatë kamionë, dy buldozerë, dy cisterna uji dhe dy ekuipazhe terreni, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Pas arritjes së ekipit të zjarrfikësve, zjarri arriti të shuhej brenda 45 minutash, tha Cal Fire.
I zhvilluar nga inxhinierët e University of California San Diego duke përdorur inteligjencën artificiale nga DigitalPath, një kompani me bazë në Chico të Kalifornisë, platforma mbështetet më 1,038 kamera të vendosura nga agjenci të ndryshme publike dhe shërbime të energjisë elektrike, secila prej tyre e aftë me rrotullim në 360 shkallë përmes komandës nga operatorët brenda bazës.
Pasi që programi i inteligjencës artificiale filloi nga 10 korriku, Cal Fire ofroi edhe shembuj tjerë të alarmimit të kapitenëve të zjarrfikësve nga inteligjenca artificiale edhe përpara se të bëhej ndonjë thirrje emergjente, megjithëse nuk kishte ende një raport gjithëpërfshirës.
Cal Fire shpreson se një ditë, teknologjia mund të shërbejë si model për shtetet e tjera federale në SHBA, e po ashtu edhe në vende tjera më të gjithë botën, një nevojë e nënvizuar nga zjarret jashtëzakonisht shkatërruese në Hawaii, Kanada dhe shtetet e Mesdheut këtë verë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRikthehet Winamp
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
Fotot e fshira po rishfaqen përsëri në pajisjet e Apple?
iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?
Logo për HTML5
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit