LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Nënshkrimi i Merezhkos për Kosovën afron njohjen e Ukrainës

Joseph: Nënshkrimi i Merezhkos për Kosovën afron njohjen e Ukrainës

Një letër e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera por në të cilën iu bashkua edhe Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, një vend që s’e ka njohur ende Kosovën shtet, ka ngjallur reagime.

Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph, mendon se me këtë akt të Merezhkom, pjesë e partisë së presidentit Zelensky, Ukraina i është afruar njohjes së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Joseph tha se mes emrave të nënshkruar në këtë letër, më kryesori është nga Ukraina.


Çka thuhet në letrën e Kearns dhe Merezhkos për Kosovën, që iu dërgua SHBA-së, BE-së dhe Britanisë?
Lexo po ashtu Çka thuhet në letrën e Kearns dhe Merezhkos për Kosovën, që iu dërgua SHBA-së, BE-së dhe Britanisë?

“Nënshkruesi kryesor nuk është nga SHBA/BE, por nga Ukraina. Nëse është autentike, duke nënshkruar një letër ku thuhet ‘Kosova është një vend sovran’, Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, ju e keni afruar Ukrainën me njohjen e Kosovës. Merezhko është një avokat i respektuar ndërkombëtar, nga partia e Zelensky; ky i fundit është takuar me presidenten e Kosovës në qershor”, shkroi Joseph duke kujtuar këtu takimin mes Osmanit dhe Zelensky në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Joseph thotë se njohja e Ukrainës do të shërbente edhe për pesëshen e vendeve të Bashkimit Evropian dhe katërshes së NATO-s që nuk e njohin Kosovën të ndryshojnë qëndrim.

“Menendez, Titus, Torres mund të përparojnë mesazhin e tyre të fuqishëm duke i kërkuar administratës së Bidenit që t’i kërkojë Kievit të njohë Kosovën – duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje”, shkroi Joseph.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori