LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi fiton duelin e vlefshëm për WBC Silver

Robin Krasniqi fiton duelin e vlefshëm për WBC Silver

Robin Krasniqi e ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver në peshën gjysmë të rëndë, pasi Nadjib Mohammedi u diskualifikua nga juria.

Derisa ishte parashikuar që boksieri shqiptar të ngjitej në ring në ora 18:30 të ditës së shtunë, kjo gjë nuk ndodhi deri në ora 00:30 të ditës së diel dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike.

Por, pas pritjes së më shumë se pesë orëve, Krasniqi ia doli ta mposhte kundërshtarin me prejardhje nga Algjeria me diskualifikim nga juria, fitore kjo e vlefshme për titull WBC Silver.


Robini ishte për një nuancë më i mirë se Mohammedi, por që boksieri që përfaqëson Francën nuk ia bëri të lehtë boksierit tonë, duke shkuar dhëmbë për dhëmbë në duelin dhjetë raundesh.

Boksieri francez ishte duke prirë me pikë ndaj Krasniqit, por që juria e diskualifikoi për goditje të parregullta.

Ky triumf nuk ishte i thjeshtë, pasi për të ishte një jetësim i një ëndrre të kamotshme për të boksuar para popullit shqiptar.

Kjo ishte padyshim nata e boksierëve shqiptarë, pasi para Haxhi Krasniqit, fitore morën edhe Dielli Vranoci, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Bernardin Jakaj, Isuf Kelmendi, James Kraft dhe Armend Xhoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori