LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën punëtori në Durrës, zihet poshtë nga pllakat mermerit

Humb jetën punëtori në Durrës, zihet poshtë nga pllakat mermerit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Durrës, një 52-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që punonte.

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.


Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/