LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për shtetasin zviceran, i cili e hodhi argjentinasen nga dritarja e hotelit në Fushë Kosovë

Një muaj paraburgim për shtetasin zviceran, i cili e hodhi argjentinasen nga dritarja e hotelit në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin zviceran, i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje’.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se personi me iniciale E.N  me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në  Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake  me ndjerën M.K.U, e ka privouar nga jeta duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit.

Viktima tani, kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor  e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Vdes shtetasja argjentinase pasi ra nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, shtetas zviceran
Lexo po ashtu Vdes shtetasja argjentinase pasi ra nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, shtetas zviceran

Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale,  andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori