LAJMI I FUNDIT:

Vdes shtetasja argjentinase pasi ra nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, shtetas zviceran

Vdes shtetasja argjentinase pasi ra nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, shtetas zviceran

Një shtetase e Argjentinës raportohet se ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia njofton se e njëjta dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me një shtetas zviceran.


Rasti nga policia është iniciuar si vrasje.

“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas zviceran”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/