Ditë me parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dërguar për vlerësim në Komisionin e Venecias projektligjin më ndryshime të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Derisa organizatat që monitorojnë proceset e drejtësisë thonë se projektligji i ri ka nene në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë thonë se i tërë versioni i ri është bërë në përputhje me këtë institucion ndërkombëtar.
Është njëri nga ligjet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, por Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, po del të jetë jo adekuat.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pajtuar me kërkesën e BE-së, që për këtë projektligj të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.
Por megjithatë, ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e Konjufcës, insiston se versioni i ri i projektligjit është në përputhje më rekomandimet e komisionit në fjalë.
Flamur Pireva nga ministria e Drejtësisë ka thënë se “Sa i përket dërgimit të Projektligjit për KPK-në nga ana e kryetarit Konjufca, kjo çështje mbetet në diskrecionin e Kryetarit të Kuvendit se si kryetari ka vlerësuar, por ne e vlerësojmë që versioni i ri i Projektligjit për KPK-në është punuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Versioni i ri i Projektligjit tashmë i miratuar në Qeveri, sipas MD-së, gjatë hartimit, është përcjellë me një proces të gjatë të konsultimeve dhe diskutimeve më të gjithë akterët.
Kundër versionit të ri të projektligjit janë edhe organizata joqeveritare.
Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se janë disa pika që bien ndesh më Kushtetuten e vendit.
Makshana nga IKD ka thënë se “me ndryshimet e reja pritet që Këshilli Prokurorial i Kosovës t’i ketë 19 anëtarë, ku anëtarëve aktualë do t’u shtohen edhe 8 anëtarë jo prokurorë. Ne kemi konsideru që këto ndryshime bien ndesh më Kushtetutën e Kosovës, me strategjinë për sundimin e ligjit dhe me vetë opinionin e Komisionit të Venecias”.
Madje, sipas Makshanës, numri i anëtarëve do të shkaktojë problem në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.
“Anëtari i 12-të prej anëtarëve jo prokurorë do ta formoj kuorumin në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo do të ndikojë në vendimmarrjen e KPK, pasi ata do të varen nga shumica e zgjedhur nga Kuvendi e jo nga prokurorët. Kjo do të paraqet një politizim të Këshillit Prokurorial”, tha ai.
Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, në dy lexime por ai u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Ditë më parë, Qeveria miratoi versionin e dytë të këtij projektligji të cilin tani do ta trajtojë sërish Komisioni i Venecias. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!