LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO në Këln të Gjermanisë

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO në Këln të Gjermanisë
(Foto: HLTV)

IEM Cologne 2023, po vazhdon me ndeshje interesante, ku së shpejti do të mësohen skuadrat që kalojnë në Play-Off.

Sot (e martë) do të zhvillohen shumë ndeshje në kuadër të fazës së grupeve në IEM Cologne.


Dita do të nis me dy ndeshjet derbi, MOUZ – Astralis dhe FaZe – Na’Vi.

Nga gara tashmë janë eliminuar gjashtë skuadra, dhe sot do të eliminohen edhe skuadra të tjera.

Ndeshja më interesante e ditës pritet të jetë ajo ndërmjet Vitality dhe G2.

Ky është orari i ndeshjeve për sot (e martë) në turneun IEM Cologne:

12:30 FaZe – Na’Vi
12:30 MOUZ – Astralis
16:00 Cloud9 – GamerLegion
16:00 Vitality – G2
19:30 ENCE – Heroic

/Telegrafi/