Zyrtarët e qeverisë amerikane do të marrin pjesë në një Samit të Paqes të organizuar nga Ukraina ndërsa mikpritëse do të jetë Arabia Saudite.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller konfirmoi pjesëmarrjen e amerikanëve gjatë një konference për shtyp. Ai nuk dha detaje të tjera, raporton skynews.
Wall Street Journal raportoi të shtunën se arabët do të ftojnë shtetet perëndimore dhe vendet e mëdha në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut.
Qëllimi i këtyre diskutimeve, duke përjashtuar Rusinë, është të sigurojnë më shumë mbështetje ndërkombëtare për kushtet e paqes që do ta favorizojnë Ukrainën.
Ndërkohë ka reaguar edhe Kremlini duke thënë se do të monitorojnë për së afërmi takimin që do të mbahet në Jeddah.
Në përgjigje të njoftimit të Wall Street Journal, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, deklaroi se “sigurisht, Rusia do ta monitorojë nga afër këtë takim. Ne duhet të kuptojmë qëllimet dhe temat e diskutimit. Çdo përpjekje për të dërguar përpara një zgjidhje paqësore meriton të merr nota pozitive”.
Megjithatë, Peskov përsëriti gjithashtu qëndrimin e Moskës se ajo nuk është e gatshme që të angazhohet në bisedimet e paqes me Kievin.
“Regjimi i Kievit nuk dëshiron dhe nuk mund të dëshirojë paqe, përderisa po shfrytëzohet prej Perëndimit si mjet për luftën kundër Rusisë,” tha ai në një bisedë me gazetarët.
Kujtojmë se edhe Rusia organizojë ditë më parë një takim me shtetet afrikane ku u diskutua lufta në Ukrainë, por u vlerësua si i dështuar pasi as gjysma e liderëve të ftuar nuk shkuan në Moskë.
Ndryshe, Ukraina ka paraqitur tashmë një plan të paqes që parasheh largimin e trupave ruse si dhe sjelljen para drejtësisë ndërkombëtare të të gjithë përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Pse Trump kurrë më nuk do të përballet me gjyqin për mashtrim zgjedhor?
Kryeministri sllovak mund të humbasë aleatin e rëndësishëm - Viktor Orbanin
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit