LAJMI I FUNDIT:

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

Përmes një kumtese të dërguar, Bashkimi Demokratik për Integrim e cilësoi si hap historik lëshimin në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli.

“Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave”, kumtojnë nga BDI.

Sipas tyre, sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një premtim i realizuar nga programi i tyre për të eliminuar kolonat e gjata, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e turizmit.


“Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona. Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri – tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e zhvillimit të përbashkët”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lajme
Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Lajme
Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të

Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të

Lajme
​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Kosova gjendet në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit, ka rëndësi të veçantë për NATO-n

Ish-atashehu i FSK-së: Kosova gjendet në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit, ka rëndësi të veçantë për NATO-n

Siguri
ZPS thotë se Bahtjari e kërcënoi dëshmitarin 1 me vrasjen e djalit në rast se do të dëshmonte në Hagë

ZPS thotë se Bahtjari e kërcënoi dëshmitarin 1 me vrasjen e djalit në rast se do të dëshmonte në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori