LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, tha se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti.

Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse. Sipas Hazirit marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë Qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet.

“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri në Teve1.


Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka pranuar politikisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ai e ka pranuar nëse flasim politikisht, a do ta drafton draft statutin unë dyshoj, kjo është agjenda e fshehur me të cilën ka krijuar përshtypje tek partnerët ndërkombëtarë  që po ndryshon, që është bë nga një refuzues në bashkëpunëtorë, është bë nga një politikan që thotë jo para se me folë gjithçkaje që vjen në raport me Serbinë dhe me dialogun, nga një njeri i cili mund të diskutosh dhe përfundimisht marrëveshja e 28 shkurtit dhe 18 marsit u finalizu në Ohër”, tha ai.

Sipas Hazirit, kryeministri Kurti në takimin e Ohrit të mbajtur me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, e tha një po të madhe sa i përket Asociacionit, pasi sipas nënkryetarit të LDK-së, Kurti nuk ka pasur hapësirë negociuese,  apo siç tha ai, ka qenë mere ose lere.

“Ai e tha një po të madhe, një po e cila u nxorr fakto me metoda të dialogut, ka qenë mere ose lere nuk ka pasë hapësirë negociuese. Ai dokument përfundimisht po e ka thënë një po, një po që në Kosovë është thënë me gjysmë zëri fillimisht nga ana e tij. Kabineti i tij ka fillu edhe me javë të tëra me thënë jo, zv.kryeministrja Gërvalla ka thënë disa herë që nuk është punë që bëhet pa u formalizu marrëveshja, pa u nënshkru marrëveshja nuk kemi obligime, derisa tani e kemi një po më të zbardhur”, tha ai.

Tutje Haziri shtoi se “tani në veprime zotëri Kurt i i është kthyer rolit të tij opozitar, politikisht është kthyer në pikën zero”.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori