LAJMI I FUNDIT:

Shkupi shënon 60-vjetorin nga tërmeti katastrofik

Shkupi shënon 60-vjetorin nga tërmeti katastrofik

Shkupi sot me më shumë aktivitete dhe manifestime do ta shënojë 60-vjetorin nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, ku jetën e kanë humbur 1.070 persona, ndërsa 3.000 janë lënduar.

Më 26 korrik të vitit 1963 në ora 5 e 17 minuta ka ndodhur tërmeti katastrofik në Shkup, me dridhje më të vogla deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, janë rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin.


Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asamblea e përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asamblea e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Më 14 tetor, Asamblea e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit, ku ka shprehur keqardhje me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asamblea e përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Gjashtëdhjetë vjetori nga tërmeti katastrofik në Shkup sot do të shënohet me më shumë aktivitete.

Mes tjerash, një delegacion qeveritar i udëhequr nga zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, në shoqërim të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendës ministrit të Arsimit, Agim Nuhiu, do të vendos lule para përmendores së viktimave nga tërmeti në varrezat e Butelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Lajme
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

Lajme
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Kalo në kategori