Lëvizja e Elon Muskut gjatë fundjavës për të riemërtuar Twitter-in dhe për të zëvendësuar logon ikonë të shpendit të kaltër me një X, është vetëm hapi i fundit në përpjekjet e miliarderit për të krijuar një imazh të ri të këtij rrjeti social.
Kur Musk bleu Twitterin në fund të vitit të kaluar, ai paraqiti vizionin e tij të quajtur X, ku përdoruesit mund të komunikojnë, të blejnë, të argëtohen dhe shumë më shumë. Qershorin e kaluar – para blerjes së tij – pasaniku u tha punonjësve të medias sociale se platforma duhet të duket më shumë si WeChat i Kinës, – “përdoruesit duhet të jetojnë me aplikacionin sepse do të jetë i dobishëm për jetën e tyre”.
Vizioni për riemërimin mund të shkojë deri në vitin 1999, kur Musk e krijoi X.com, për të cilin ai shpresonte se do të ishte një platformë financiare gjithëpërfshirëse, por i cili përfundimisht u shndërrua në PayPal, raporton cnn.
Pavarësisht ambicieve të mëdha të Muskut – dhe rritjes së aksioneve që kur shpenzoi 44 miliardë dollarë për të blerë rrjetin social – shndërrimi i Twitterit në një super aplikacion, po shihet si lëvizje e rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Twitter ende ka një rrugë të gjatë për t’u zhvilluar dhe të bëhet si WeChat – nga porositja e ushqimeve, rezervimi i kurseve për joga deri te pagesa e faturave e bisedimet me miqtë.
Aty nuk po përmenden sfidat financiare dhe konkurruese me të cilat kompania po përballet për të ekzistuar në formën e saj aktuale, le të mos flasim për një zgjerim të madhështor. Nuk është gjithashtu e qartë sa ka treg për një aplikacion të tillë të shkëlqyer jashtë Kinës, duke marrë parasysh se përpjekjet e platformave të tjera pothuajse kanë dështuar.
“Ndërsa vizioni i Muskut është të kthejë ‘X’ në një ‘aplikacion për gjithçka’, kjo kërkon kohë, para dhe njerëz – tri gjëra që kompania më nuk i ka”, tha Mike Proulx, drejtor kërkimi dhe zëvendësdrejtor në Forrester. Duke hequr dorë nga emri i Twitter-it, shtoi Proulx, Musk “do të fshijë mbi pesëmbëdhjetë vjet histori të një marke që ka siguruar vendin e tij në leksikun tonë kulturor”.
X zëvendëson zogun e kaltër
Marka X tashmë ka filluar të pushtojë Twitterin.
Musk – i cili bleu Twitterin me një kompani të quajtur X Corp. – deklaroi të dielën se X.com tani ridrejton Twitterin. (Musk thuhet se bleu domenin X.com nga PayPal në vitin 2017.)
Të dielën mbrëma, logoja e re e stilizuar X u projektua në selinë e kompanisë. Dhe deri të hënën, logoja e zogut ishte zëvendësuar me një X në faqen e internetit të Twitter. Madje Musk u tha ndjekësve se tweet-et duhet të quhen “x”.
CEO Linda Yaccarino dukej se konfirmoi vizionin e miliarderit për kompaninë. “X do të ketë interaktivitet të pakufizuar – përqendrim në audio, video, mesazhe, pagesa/bankare – duke krijuar një treg global për ide, mallra, shërbime dhe mundësi”, tha Yaccarino.
Të hënën, 52-vjeçari shpjegoi lëvizjen duke thënë se “emri Twitter kishte kuptim deri në kohën kur kemi pasur mundësi të shkruani një mesazh me vetëm 140 shkronja, por tani mund të postoni pothuajse çdo gjë, duke përfshirë disa orë video”.
“Në muajt në vijim, ne do të shtojmë komunikime gjithëpërfshirëse dhe aftësi për të drejtuar të gjithë botën tuaj financiare”, tha Musk. “Emri Twitter nuk ka kuptim në këtë kontekst”, pohoi ai.
(Riemërimi duket gjithashtu se është një vazhdimësi e një lloj obsesioni me shkronjën “X” të Muskut, e cila gjithashtu shfaqet në emrin e një prej veturave të Teslës, Model X; emrin e kompanisë së raketave, SpaceX; emrin e firmës së inteligjencës artificiale, xAI; dhe emrin e dy fëmijëve të tij, X Æ A-Xii dhe Exalk.)
Në javët e fundit, Twitter ka filluar në heshtje përpjekjet për të ndërtuar një biznes pagesash të quajtur Twitter Payments – kompanisë iu dhanë licenca për transferimin e parave në katër shtete të SHBA-së që nga muaji i kaluar, duke përfshirë Arizonën dhe Michiganin. Musk ka shprehur dëshirën për të promovuar video më të gjata në Twitter.
Megjithatë, themeluesi i SpaceX përballet me pengesa të dukshme për ta kthyer Twitterin në një super aplikacion. Që nga blerja e Twitterit, pronari i Teslas ka larguar nga puna rreth 80 për qind të stafit të tij, ka trembur shumë reklamues që përbënin bazën kryesore të financimit dhe ka zemëruar shumë nga përdoruesit me vendime të diskutueshme.
Dhe tani, Twitter përballet me një konkurrencë të madhe nga aplikacioni rival i Metës, Threads, i cili nisi punën suksesshëm, megjithëse përdorimi i tij është zvogëluar pak ditët e fundit.
Musk deklaroi javën e kaluar se Twitter ka një rënie prej 50 për qind të të ardhurave nga reklamat.
Një përpjekje e vitit 2019 të gjigantit të mediave sociale i njohur atëherë si Facebook për të krijuar monedhën e vet dixhitale dhe sistemin e pagesave që kompania tha se do ta bënte më të lehtë blerjen e gjërave në internet, zyrtarisht dështoi vitin e kaluar pas një kontrolli intensiv rregullator.
Si TikTok-u, ashtu edhe Instagrami thuhet se ka zvogëluar ambiciet e tyre për të inkorporuar tregtinë elektronike në platformat e tyre pasi veçoritë e tyre të blerjeve nuk arritën të bindin përdoruesit.
Derisa Musk të sjellë ndryshime të rëndësishme në platformë, analizuesit e kompanisë thonë se heqja e logos së mirënjohur të Twitter është një veprim i rrezikshëm.
“Të riemërosh pa veçori të reja të rëndësishme duket si një përpjekje e dëshpëruar për vëmendje, veçanërisht në vazhdën e prezantimit të Threads nga Meta”, tha Joshua White, asistent profesor i financës në Universitetin Vanderbilt. “Kjo është e ngjashme me blerjen e Coca-Cola dhe ndryshimin e shishes dhe emrit – pa ndryshuar formulën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInteligjenca Artificiale nuk rrezikon punën tuaj, por dikush që di se si ta përdorë atë
Acer prezanton laptopin më të hollë në botë
The Guardian largohet nga platforma X, reagon Musk: Kjo gazetë është makinë propagande
Chrome rritet, Explorer bie
Tani mund të fshini postimet e vjetra në Facebook pa fshirë llogarinë tuaj!
Microsoft sjell Paint 3D, versionin e ri të Paint
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët