LAJMI I FUNDIT:

A do të lejohet Musk të përdorë emrin “X” në vend të Twitter?

A do të lejohet Musk të përdorë emrin “X” në vend të Twitter?

Në vitin 2003, Microsoft vendosi markën “X” për markën e saj Xbox dhe Meta bëri të njëjtën gjë në 2019 në softuer dhe media sociale.

Kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter, ai njoftoi një numër ndryshimesh për platformën popullore. Një nga ato ndryshime ishte ndryshimi i emrit. Por, duket se Musk nuk i ka kontrolluar të gjitha aspektet e këtij vendimi.


Domethënë, pasi ai njoftoi se Twitter po bëhet “X”, dhe zogu i kaltër që njihet dhe marka e asaj platforme prej vitesh po hyn në histori, u bë e qartë se nuk do të jetë aq e lehtë.

Të paktën për sa i përket avokatëve. Sepse kompani si Meta dhe Microsoft tashmë kanë të drejta të pronësisë intelektuale mbi shkronjën “X”, dhe logoja që Musk zgjodhi për të riemërtuar Twitter është tashmë në përdorim.

X.com, Musk po i thotë lamtumirë brendit Twitter
Lexo po ashtu X.com, Musk po i thotë lamtumirë brendit Twitter

Sipas reuters, shkronja “X” përdoret aq gjerësisht dhe citohet në markat tregtare, saqë do të jetë një sfidë e vërtetë për avokatët që ta regjistrojnë atë në kompaninë e Musk.

Ka 100 për qind gjasa që Twitter të padisë për këtë, është i bindur avokati Josh Gerben, i cili theksoi për reuters se janë pothuajse 900 marka aktive të regjistruara që mbulojnë shkronjën “X” vetëm në SHBA.

Ai vuri në dukje se pronarët e markave tregtare mund të paraqesin një kërkesë për ndalimin e përdorimit nëse një markë tjetër që përdor markën ose emërtimin e njëjtë ose shumë të ngjashëm do të shkaktonte konfuzion tek konsumatorët.

Elon Musk prezanton logon e re të Twitter
Lexo po ashtu Elon Musk prezanton logon e re të Twitter

Në vitin 2003, Microsoft mbrojti shenjën X në lidhje me komunikimet e lidhura me Xbox, ndërsa Meta mbrojti shkronjën “X” bardheblu për softuerët dhe mediat sociale në vitin 2019 në nivel amerikan.

Meta dhe Microsoft ndoshta nuk do të padisnin nëse nuk ndiheshin të kërcënuar nga X-i i Twitter duke ngrënë vlerën e markës që ata kanë ndërtuar, tha Gerben.

Por kjo nuk do të thotë se Mask apo Twitter nuk mund të paditet nga të tjerët që përdorin “X” në shenjën, emrin apo markën e tyre.

Sido që të jetë, ekipi ligjor i Musk i ka duart plot. /Telegrafi/