LAJMI I FUNDIT:

X.com, Musk po i thotë lamtumirë brendit Twitter

X.com, Musk po i thotë lamtumirë brendit Twitter

Së shpejti, platforma Twitter në pronësi të miliarderit Elon Musk nuk do ta ketë më këtë emër, por do të quhet “X”.

Kjo pasi, sot Musk ka bërë të ditur se do të ribrendojë platformën nga Twitter në X, transmeton Telegrafi.


Elon Musk ndryshon logon e Twitter: Zogu i kaltër i përket të kaluarës
Lexo po ashtu Elon Musk ndryshon logon e Twitter: Zogu i kaltër i përket të kaluarës

Bashkë me këtë do të hiqet edhe logoja e famshme tradicionale prej zogu që ka qenë me vite në këtë platformë.

Musk thotë se gjatë ditës do të vendoset një logo e përkohshme e shkronjën X në platformë. Gjithashtu do t’i ndryshohet edhe emri nga Twitter.com në X.com.

Miliarderi e ka në plan të transformojë Twitterin në një rrjet social që do të mund të përdoret për gjithçka. /Telegrafi/