LAJMI I FUNDIT:

Telashe gjatë riparimit- dy fshatra dhe një pjesë e banorëve të kryeqytetit mbesin pa ujë

Telashe gjatë riparimit- dy fshatra dhe një pjesë e banorëve të kryeqytetit mbesin pa ujë

Fshati Llukar dhe Makovc si dhe rruga” Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e ” Tomorit” kanë mbetur pa ujë të pijes.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Ajo thotë se ka ndodhur një defekt në gypat e ujit.


“Për shkak të një defekti të ndodhur para pak çastesh në rrugën ” Bajram Bahtiri” në gypin e ujit fi 225 PVC, për të cilin është e domosdoshme të ndërrohet një segment i gypit ku thellësia është mbi 2 metra, me ç’rast rrezikshmëria është tejet e lartë, jemi detyruar t’i ndërprejmë punimet për shkak të shembjes së dheut”.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm mbeten: rruga” Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e ” Tomorit” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc”.

“Punimet vazhdojnë nesër në orët e hershme të mëngjesit”, tha Mjeku.