Viti i çmendur për Arbnor Mujën, nga futbolli kosovar te fitimi i ‘tripletës’ në Belgjikë: Momenti më i mirë në jetën time, ofertat nga Bundesliga dhe grupet e Ligës së Kampionëve
Ende nuk janë bërë një vit që kur Arbnor Muja ka bërë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga futbolli kosovar për tu transferuar në Belgjikë.
Sulmuesi mitrovicas ishte pjesë e Dritës, por në ndeshjet e Ligës së Konferencës u përball me Anwterpin në rrethin e dytë dhe shkëlqeu, duke bindur drejtuesit e klubit belg të blinin kartonin e tij.
Qysh në vitin e tij të parë, Muja ka arritur ta shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e këtij klubi duke fituar gjithçka që fitohet në Belgjikë, titullin e kampionit, kupën dhe Superkupën belge.
Në një intervistë për Telegrafin, Muja e quan një vit të çmendur për gjithë atë që ka arritur në vitin e tij të parë me Antwerpin.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë krejt atë çfarë kam arritur në vitin tim të parë, mund të them se është një çmenduri. As në ëndrrat e mija më të mira nuk e kisha menduar se do t’i fitoja tre trofe brenda një viti me Antwerpin”, tha Muja për Telegrafin.
24-vjeçari në vitin e tij të parë me Antwerpin zhvilloi 33 ndeshje zyrtare duke realizuar edhe katër gola dhe bëri pesë asistime, por ishte një nga pikat kyçe te skuadra e Mark Van Bommel duke dhënë kontribut të madh edhe në fazën defensive.
Ai thotë se ka kaluar pritshmëritë e tij në vitin e parë, pasi nuk e mendonte se do të kishte rol kaq kyç te mbretërit e Belgjikës.
“Kam pritur se do të luaj, por të them të drejtën jo kaq shumë. Mund të them se kam kaluar pritshmëritë kur e shoh fundin e sezonit se sa kam luajtur dhe çfarë kemi arritur”, vazhdon tutje Muja.
Ylli kosovar tregon edhe prapaskenat dhe festën që kishte për Kupën e Belgjikës dhe titullin e kampionit.
“Sa i përket Kupës nuk kemi festuar shumë vetëm atë natë dhe të nesërmit ka filluar puna për titullin. Ka qenë një fund i çmendur i kampionatit he mendoj që me plotë meritë kemi fituar titullin pasi kemi luftuar shumë. Ishte festë e madhe te skuadra, tifozët dhe gjithë qyteti”, vijon tutje sulmuesi anësorë.
Ai thotë se as në ëndrrat e tij më të mira nuk e kishte parë këtë sukses brenda një viti.
“Vërtetë as në ëndrrat më të mira nuk e kam menduar një sukses të tillë. Të dalë nga futbolli i Kosovës dhe të fitoj gjithçka në Belgjikë që është ndër kampionatet më të forta në Evropë është arritje e madhe. Sidomos fitimi i titullit të kampionit, ajo ditë ka qenë momenti më i miri në jetën time”, vazhdon tutje rrëfimin e tij Arbnor Muja.
Familja i dha mbështetjen më të madhe, por edhe Ardian Nuhiu dhe Drita
Hapin e madh Muja e bëri nga Drita për tu transferuar në kampionatin belg te Royal Antwerp.
Në fakt Muja në sezonin 2021/22 kishte probleme të shumta me lëndime dhe ai u rikthye para ndeshjeve evropiane, por ishte jashtë formës dhe nuk e kishte menduar fare se do të luante titullar në ndeshjet evropiane ndaj Inter Turkut dhe Antwerpit.
Ai këtë sukses ia kushton familjes së tij që e mbështetën në çdo hap, por nuk e harron edhe ish-trajnerin e tij Ardian Nuhiu dhe klubin e Dritës.
“Natyrisht që familja ime më ka dhënë mbështetjen më të madhe. Pa mbështetjen dhe ndihmën e familjes nuk do të isha këtu”.
“Nuk do ta harrojë kurrë edhe gjithmonë do t’i jem mirënjohës trajnerit Ardian Nuhiu. Unë kisha probleme me lëndime dhe nuk isha në formë para ndeshjeve evropiane, por Nuhiu besonte fuqishëm në mua duke më vendosur titullar edhe pse nuk e prisja që të luaja nga minuta e parë”.
“Besimi i tij më dha forcë dhe shkëlqeva në ato katër ndeshje për tu bërë i mundur transferimi te Antwerpi”, tha Muja.
Ai në fund falënderon edhe klubin e Dritës me drejtuesit që gjithashtu i kanë dhënë mbështetje të madhe.
“Unë kam vetëm falënderime për Dritën dhe drejtuesit e saj me të cilët kam raporte të shkëlqyera. Ata më kanë mbështetur vazhdimisht dhe nuk do ta harrojë kurrë atë klub dhe tifozët e tyre”, deklaroi Muja.
Ofertat nga Gjermania dhe dëshira për të luajtur në Ligën e Kampionëve
Pas një sezoni të shkëlqyer sigurisht që për Mujën ka pasur edhe interesime dhe oferta të ndryshme.
Disa klube nga Bundesliga gjermane kanë shprehur interesim për transferimin e Mujës dhe këtë e konfirmon vet futbollisti, por ai ka vendosur të mbetet te Antwerpi.
“Ka pasur interesime nga shumë klube. Kryesisht nga Bundesliga gjermane, por unë së bashku me klubin kemi vendosur të qëndrojë së paku edhe për një vit”.
“Viti im i parë ka qenë më shumë vit ambientimi dhe mendoj se ky sezon që vije tashti është viti ku duhet të shpërthejë edhe më shumë”, tha Muja.
Përkundër vendimit që ka marrë të qëndroj, ai nuk e përjashton mundësinë e largimi nëse vije një ofertë e madhe që kënaq klubin.
“Për momentin kam vendosur bashkërisht me klubin të qëndrojë së paku edhe një vit, por afati kalimtar sjell të papritura. Nëse vije një ofertë shumë e madhe që për klubin është e parefuzueshme, atëherë do të largohesha”, u shpreh Muja.
Antwerp do të luaj në ‘Play-Off’ të Ligës së Kampionëve dhe është shumë afër të futet në grupet e garës më të madhe evropiane për klube.
Muja po pret që sezonin e ri të luaj në garën më të madhe evropiane për klube, edhe pse e di se nuk do të jetë aspak e lehtë pasi në atë fazë mund të ndeshjen me skuadra shumë të forta.
“Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të arrinim në grupe. Nuk do të jetë aspak lehtë, por jemi të motivuar dhe do të bëjmë të pamundurën për të arritur në grupe pasi është ëndrra e thuajse secilit në klub që të shkojmë aty”, përfundoi intervistën e tij për Telegrafin sulmuesi kosovar.
Mitrovicasi iu bashkua Antwerpit nga Drita për shumën e 200 mijë eurove, derisa klubi gjilanas ka ruajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.
Vetëm pas një viti në Belgjikë, Muja që është duke u menaxhuar nga kompania holandeze SEG tani ka një vlerë prej 2,5 milionë euro në transafermarkt, por kjo vlerë pritet të rritet edhe më shumë pas sukseseve të fundit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – ministri Çeku zbulon se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri
Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore
"Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit" - ministri Çeku zbulon se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri
Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit