LAJMI I FUNDIT:

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humbin jetën dy persona

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër me pasojë dy viktima.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:10 në kryqëzimin e Kallmetit, ku një automjet është përplasur me një zetor (traktor).


Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një i plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë. /tch/