LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Vlorë, burrë dhe grua humbën jetën duke ujitur arën

Ngjarje e rëndë në Vlorë, burrë dhe grua humbën jetën duke ujitur arën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Zykaj të fshatit Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Dy anëtarë të kësaj familje, burrë e grua, kanë humbur jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike brenda shtëpisë së tyre.

Viktimat janë E.Z. 80 vjeç dhe M.Z. 75 vjeçe. Ata kanë qenë duke ujitur tokën dhe kanë rënë kontakt me rrymën elektrike.


Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të ambulancës.

Informacioni nga Policia e Vlorës

Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45,  shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur  në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.