LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka gati goditjen e madhe, po përgatitet oferta për Jonathan David

Juventusi ka gati goditjen e madhe, po përgatitet oferta për Jonathan David

Juventusi është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi për sezonin e ri dhe shumë emra janë në listën e bardhezinjve.

Megjithatë objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër është sulmuesi kanadez Jonathan David që ka shkëlqyer sezonet e fundit me Lillen në Francë.

Në 40 ndeshje zyrtare me fanellën e Lille sezonin e fundit, David ka shënuar 26 gola teksa ka asistuar në katër të tjerë.


Drejtori sportiv i Juventusit, Cristian Gunitoli e pëlqen shumë kanadezin dhe dëshiron ta bëj një tjetër goditje si ajo e Osimhen nga Lille që e kishte transferuar te Napoli.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e David, pasi Juventus do të bëj një ofertë zyrtare.

Bardhezinjtë kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Lille, pasi morën edhe Timothy Weah disa javë më parë.

Juventus është gati të bëj një ofertë deri në 60 milionë euro për transferimin e David, por më parë ata duhet ta shesin serbin Dusan Vlahovic për të liruar një vend në repartin ofensivë. /Telegrafi/