Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se qytetarët e Kosovës çdo ditë po i nënshtrohen ndalesave, keqtrajtimit dhe grabitjeve të pajustifikuara nga policët serbë në pikat kufitare.
Sipas Pacollit, rasti më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku sipas tij, “një kosovar E.E. (shtetas zviceran) që po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye”.
“Atij iu kërkua ryshfet. Për shkak të refuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 minuta, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor çdo ditë (duke ia përplasë ato për tokë). Çfarë primitivizmi, çfarë kulture!!!”, ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka pyetur se “A është ky shteti që ka ndërtuar zotëri Vuçiqi!”, duke treguar se rasti ka ndodhur sot në orën 19:30.
“Këto raste janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve skandaloze të udhëtarëve nga policia (shumë herë në gjendje të dehur) e Serbisë, që duhet raportuar dhe dënuar nga të gjitha autoritetet ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë përmes Serbisë, po shmangin vendkalimin kufitar në Merdar.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë sot janë regjistruar në vendkalimin te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në katër orë. Ndërsa, në Merdar pritjet janë 3-5 minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKu dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës