LAJMI I FUNDIT:

Luani në arrati që tmerroi banorët e Berlinit mund të ketë qenë një derr i egër, policia gjermane ndalon kërkimin

Luani në arrati që tmerroi banorët e Berlinit mund të ketë qenë një derr i egër, policia gjermane ndalon kërkimin

Autoritetet gjermane po anulojnë kërkimet për një luaneshë që thuhej se po bredhte në periferi të Berlinit pasi nuk gjetën prova.

Policia ka qenë në kërkim të këtij ‘luani’ për më shumë se një ditë pasi u njoftua për një kafshë të egër në arrati nga qytetarët, por nuk gjeti asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.

Pasi folën me ekspertët, autoritetet tani besojnë se krijesa në fakt është një derr i egër.


Në zonat ku supozohej se ishte pikasur luani, nuk u gjet asnjë gjurmë putrash apo material ADN-je, si p.sh mbetje e kafshës.

“Nuk ekziston ndonjë rrezik”, tha Michael Grubert, kryebashkiaku i zonës Kleinmachnow ku kafsha u pa për herë të parë.

Megjithatë, ai shtoi se policia do të jetë në gjendje gatishmërie në rast se ndryshon situata.

Më herët, policia i tha BBC-s se besonte se një video që qarkullonte gjerësisht nga Kleinmachnow ishte autentike.

Ata thanë se dy oficerë e kishin parë kafshën rreth 20 metra larg gjatë natës të enjten dhe e identifikuan atë si një “mace e madhe”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori