LAJMI I FUNDIT:

Lamtumira emocionuese e Onanas për tifozët e Interit

Lamtumira emocionuese e Onanas për tifozët e Interit
(Foto: Instagram/Twitter/Manchester United)

Pak para njoftimit zyrtar për transferimin te Manchester Unitedi, Andre Onana ka shkruar një mesazh emocional për tifozët e Interit.

Djajtë e Kuq të enjten mbrëma konfirmuan se i kanë siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, të cilin e transferuan nga Nerazzurrët.


Portieri ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Zyrtare: Onana nënshkruan me Unitedin
Lexo po ashtu Zyrtare: Onana nënshkruan me Unitedin

“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se lamtumira do të jetë aq e vështirë. Para një viti u bëra një ‘Nerazzurro’, shumë njerëz më thanë se ky klub dhe ky qytet kanë diçka të veçantë. Tash mund ta konfirmoj”.

“Në ditët e para si një ‘Nerazzurro’ e kuptova se kjo është një familje, se të qenit interist është një mënyrë e të kuptuarit të jetës”.

“U dashurova me San Siron, La Curva dhe qytetin. Tash rrethanat janë të duhura që unë të nis një fillim të ri në Mançester. Po e bëj me entuziazëm të madh, por duke e ditur se do të më mungoni. Mirënjohje e përjetshme për të gjithë interistët. Ju e bëni këtë klub të madh”, ka thënë mes tjerash Onana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori