LAJMI I FUNDIT:

Onana: Oferta e Man Utd ishte e parezistueshme, por do të jem gjithmonë një Interista

Onana: Oferta e Man Utd ishte e parezistueshme, por do të jem gjithmonë një Interista

Andre Onana pranon se shansi për t’u bashkuar me Manchester United ishte i parezistueshëm, por nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë te Interi për kohën e kaluar.

Portieri i Interit i është nënshtruar testeve mjekësore të United sot në Mançester dhe së shpejti pritet të konfirmohet si lojtar i ri i Djajve të Kuq.


Duke folur për La Gazzetta dell Sport në aeroportin e Torinos mbrëmë, Onana tha fjalët e para rreth transferimit.

“Gjëja e rëndësishme është të jesh i sinqertë dhe t’u tregosh gjithmonë njerëzve të vërtetën”, ka thënë fillimisht Onana.

Onana përshëndet bashkëlojtarët e Interit para testeve mjekësore te Man Utd
Lexo po ashtu Onana përshëndet bashkëlojtarët e Interit para testeve mjekësore te Man Utd

“Unë jam një person që gjithmonë dëshiron sfida të reja. Të luash në Ligën Premier dhe për një klub si United është e parezistueshme. Të gjitha palët donin që kjo të ndodhte”.

“Por, ajo që ka rëndësi është se, edhe nëse do të kisha qëndruar, do të isha po aq i lumtur sepse nuk kam pasur kurrë probleme në Inter. Në të vërtetë, një magji lindi në Milano që është pothuajse e vështirë të shpjegohet”.

“E di që mund të udhëtoj nëpër botë, por do të jetë e vështirë të gjesh tifozë si ata të Interit”.

“Më dhanë emocione që nuk do t’i harroj kurrë. Në disa ndeshje, pata ndjenjën se po luanin 80,000 njerëz, jo vetëm 11. Ishte një privilegj ta përjetoja atë”.

“Dua të falënderoj të gjithë që punojnë në Pinetina, drejtorët e klubit, presidentin dhe shokët e skuadrës, dhe më e rëndësishmja, tifozët. Kam luajtur në Milano për një vit, por do të jem një Interista përgjithmonë. Tani do të mbështes Interin para televizorit. Uroj që Interi të fitojë Scudetton, që na ka munguar. E di që e duan shumë yllin e dytë. Shpresojmë se është koha e duhur për ta vendosur atë në gjoks!”.

“Kush e di, jeta është e paparashikueshme. Ndoshta një ditë do të kthehem edhe unë”.

“Jam i sigurt se njerëzit do të më përqafojnë sepse më kanë njohur. Ndërkohë nuk do të pushoj kurrë së kënduari një këngë që më pëlqen shumë: “Për të gjitha kilometrat që bëra me ty, Internazionale duhet të fitosh”, përfundoi portieri.

Ndryshe, Interi do të fitojë deri në 55 milionë euro për portierin kamerunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori