LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e Kosovës A për ndeshjen kundër Zvicrës

Skuadra e Kosovës A për ndeshjen kundër Zvicrës
(Foto: basketbolli.com)

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër Zvicrës.

Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren.


Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit. Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve. Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim.

Më pas Dardanët do të përballen me Zvicrën në udhëtim, më 29 korrik dhe më 5 gusht do të ndeshen me Danimarkën në Prizren, në ndeshjen e fundit.

Këto takime zhvillohen në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

(Foto: basketbolli.com)

12-shja përfundimtare:

Dominic Artis

Valon Bunjaku

Dardan Kapiti

Rron Ukaj

Musab Mala

Gëzim Morina

Arian Qallaku

Dardan Berisha

Drilon Hajrizi

Meriton Ismaili

Muhamedali Janjeva

Lis Shoshi

Përzgjedhës: Rami Hadar