LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski nga Tirana: E avancojmë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, në rrugën drejt BE-së

Kovaçevski nga Tirana: E avancojmë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot në Tiranë morën pjesë në takimin joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisarin evropian për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim, Oliver Varheji.

Siç informojnë nga Qeveria, në takimin e eurokomisarit Varhelyi me kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, atë të Serbisë Ana Bërnabiq dhe Malit të Zi Dritan Abazoviq është diskutuar për tema në drejtim të përgatitjes së takimit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë, pasi këtë vit Shqipëria kryeson Procesin e Berlinit.

“Temat kryesore që diskutuam kanë qenë plani i BE-së për integrimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili bazohet në disa shtylla bazë dhe ajo është, e para, afrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së. E dyta rritja e fondeve për financimin e projekteve të rëndësishme rajonale. E treta është rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e katërta përshpejtimi i reformave kyçe në secilin prej vendeve”, ka thënë Kovaçevski.


Kryeministri ka thënë se bëhet fjalë për një plan ambicioz, një agjendë ambicioze për të cilën, siç thuhet në kumtesën e qeverisë, “do të punojmë të gjithë së bashku dhe ajo që do të jetë gjithashtu pjesë e punës në periudhën deri në tetor dhe pas kësaj është edhe ratifikimi dhe vendosja në funksion e marrëveshjeve të nënshkruara në takimin e Berlinit vitin e kaluar për të cilat vendet tashmë janë duke punuar, këtu mendohet kryesisht në njohjen reciproke të diplomave, si dhe marrëveshjeve të tjera që janë nënshkruar në kuadër të iniciativës së Procesit të Berlinit, marrëveshje të cilat janë deponuar në Ministrinë tonë të Jashtme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

Lajme
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe qendrën historike

Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe qendrën historike

Lajme
Kurti solidarizohet me popullin e Bosnjës: Të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë

Kurti solidarizohet me popullin e Bosnjës: Të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë

Lajme
Kalo në kategori