LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po rriten keqpërdorimet në prokurim publik gjatë qeverisjes ‘Krejt dhe Drejt’

Hoti: Po rriten keqpërdorimet në prokurim publik gjatë qeverisjes ‘Krejt dhe Drejt’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se janë rritur kontratat njëburimore të prokurimit publik.

Sipas Hotit, gjatë kësaj qeverisje po konkurrojnë gjithnjë e më pak operatorë ekonomikë.


“Dy zhvillime shqetësuese po ndodhin në prokurimin publik gjatë qeverisjes ‘Krejt dhe Drejt’: gjatë vitit 2022, janë nënshkruar kontrata një burimore në vlerë 78.6 milionë euro, një rritje prej 26.6 milionë euro krahasuar me vitin paraprak apo 51 për qind më shumë. KEK-u është prijës në këtë drejtim: nga 44 milionë euro vlerë të kontratave të nënshkruara nga KEK-u gjatë vitit 2022, 38 për qind apo 16.8 milionë euro i ka bërë me kontrata njëburimore”, shkruan Hoti.

Ai shton se krahasuar me vitin e pandemisë COVID-19 ka rënie të operatorëve që kanë konkurruar për të marr pjesë në prokurim publik.

“Në vitin 2021, mesatarisht kanë konkurruar 4.0 operatorë ekonomikë për çdo tender, ndërkaq në vitin 2022 ka konkurruar 4.08. Ndërkaq, në vitin 2019 kjo shifër ka qenë 4.4 dhe në vitin 2020 ka qenë 4.8 (vit ky kur ka qenë pandemi dhe shumë biznese janë mbyllur)”, shton ai.

Ish-kryeministri i Kosovës pohon se këto zhvillime janë të dëmshme për vendin.

“Këto zhvillime në prokurimin publik janë të dëmshme në dy aspekte: kur lidhen më shumë kontrata njëburimore, atëherë buxhetit të shtetit i kushtojnë më shtrenjtë punët apo shërbimet që i prokuron dhe konkurrenca është e padrejtë; dhe kur ka më pak konkurrues për çdo tender të hapur, atëherë kjo nënkupton se kompanitë private nuk besojnë se kontratat jepen sipas kritereve ligjore, sipas çmimit më të ulët dhe cilësisë më të lartë. Duket qartë se kompanitë besojnë se janë lidhjet dhe favorizimet që përcaktojnë se kujt i jepet tenderi”, pohon ish-kryeministri.

Në fund, Hoti kërkon që të ketë raport për secilën organizatë buxhetore.

“Mirë do ishte të kishim një analizë të kontratave njëburimore për secilën organizatë buxhetore dhe listën e projekteve për këto kontrata, në mënyrë që të konstatohet se cilat janë arsyet që është dashur të lidhen kontrata njëburimore”, përfundon Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Ekonomi
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Kalo në kategori