LAJMI I FUNDIT:

Nga shpërthimet në Krime dëmtohet ura, raportohet për të vdekur – publikohen pamjet

Nga shpërthimet në Krime dëmtohet ura, raportohet për të vdekur – publikohen pamjet

Trafiku në urën e Krimesë është ndalur herët në mëngjes, ndërsa në raportet e para thuhet se janë dëgjuar shpërthime dhe se ka pasur edhe viktima në incident, raporton CNN.

Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë, nuk specifikoi se çfarë ishte incidenti, por e konfirmoi atë, transmeton Telegrafi.


“Agjencitë dhe shërbimet e sigurisë janë në terren. Kam biseduar me Ministrin e Transportit të Federatës Ruse, Vitaly Savelyev dhe po merren masa për zgjidhjen e situatës”, tha Aksyonov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që synojnë të udhëtojnë drejt dhe nga Krimea për të gjetur një rrugë alternative.

Forcat Wagner treguan se janë të gatshëm të vrasin rusët 'djathtas dhe majtas' në të ardhmen – thotë ish-komandanti rus
Lexo po ashtu Forcat Wagner treguan se janë të gatshëm të vrasin rusët 'djathtas dhe majtas' në të ardhmen – thotë ish-komandanti rus

Agjencia ukrainase e lajmeve RBC raportoi se në urë u dëgjuan shpërthime.

Pranë urës ka turma të mëdha. Kanali rus Grey Zone në Telegram, i cili është i lidhur me grupin Wagner, raportoi se ura u sulmua dy herë në periudhën pas orës 3 të mëngjesit.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan kolaps trafiku në urë, me drejtuesit e automjeteve që u urdhëruan të kthenin veturat e tyre dhe të ktheheshin nga erdhën.

Luftimet në Ukrainën lindore, ‘ka beteja të ashpra, pozicionet e të dyja palëve ndryshojnë dinamikisht disa herë në ditë’
Lexo po ashtu Luftimet në Ukrainën lindore, ‘ka beteja të ashpra, pozicionet e të dyja palëve ndryshojnë dinamikisht disa herë në ditë’

Pretendimet se “është dëgjuar një shpërthim” dolën në Telegram dhe kanali “Baza” raportoi se kishte viktima.

https://twitter.com/DAlperovitch/status/1680762931674226690?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1680762931674226690%7Ctwgr%5Ee9cde71f41b296bab5076b3faaab3bb2775ade2e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4198808%2Frusi-objavili-da-je-ostecen-krimski-most-cule-su-se-eksplozije-ima-poginulih

Ministria ruse e Transportit konfirmoi se ka dëmtime në rrugën në anën e Krimesë të urës, transmeton Tass. Ministria tha se një inspektim është duke u zhvilluar në urë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad

Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad

Serbia
Gjenden rrënojat e aeroplanit të zhdukur në Alaskë - asnjë i mbijetuar, dhjetë të vdekur

Gjenden rrënojat e aeroplanit të zhdukur në Alaskë - asnjë i mbijetuar, dhjetë të vdekur

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori