LAJMI I FUNDIT:

Vitality dhe NIP sigurojnë fitoret e radhës në turneun e CS:GO – BLAST Premier Fall Groups

Vitality dhe NIP sigurojnë fitoret e radhës në turneun e CS:GO – BLAST Premier Fall Groups
(Foto: HLTV)

Sot (e shtunë) janë zhvilluar ndeshje interesante në turneun që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.

Gara sa vjen e bëhet më interesante në turneun BLAST Premier Fall Groups, ku skuadrat janë duke garuar me formacionet e reja pas pushimeve të verës.


Sot u zhvilluan tri ndeshje mjaft interesante në këtë turne me vlerë 177 mijë dollar.

Liquid mposhtën G2 me rezultat 2-1 me mapa, Vitality fituan me lehtësi ndaj Complexity 2-0, ndërsa NIP fituan në përballje ndaj Evil Geniuses 2-0.

Vitality kanë shënuar deri më tani dy fitore në këtë turne, dhe kanë kaluar në finale të grupit A.

Ndërsa dhe NIP kanë shënuar një fitore dhe kanë pësuar një humbje në ndeshjen e parë. /Telegrafi/