Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar sot se sanksionet amerikane ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, paraqesin një vendim ekskluzivisht politik, bazuar në qëndrimin ndaj Rusisë, pavarësisht se veprat penale u përmendën në shpjegimin zyrtar.
Ai kujtojë edhe kohën kur ishte i sanksionuar së bashku me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Epo, edhe unë kam qenë në listën e sanksioneve amerikane, në listë ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kohën e Millosheviqit”, tha Daçiq.
“Veprat kriminale përmenden tek të gjithë ata që i janë ekspozuar ndaj sanksioneve”, tha ai, raporton danas.
“Asnjëherë nuk kemi marrë informacion se ka të dhëna për krim dhe korrupsion. A e dini se sa e madhe do të ishte lista jonë e sanksioneve nëse do të ishim kaq të fuqishëm”, shtoi kryediplomati serb.
Daçiq deklaroi se bëhet fjalë për SHBA-në, e cila është një fuqi e madhe dhe duan që ne të jemi 100 për qind në një linjë me ta.
“Edhe Rusia nuk është e kënaqur që ne nuk jemi 100 për qind me ta”, pohoi ai.
Kujtojmë se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dal në mbrojtje Vulinit dhe ka kërkuar prova prej amerikanëve rreth pretendimeve të tyre.
Ndryshe, Vulin është i përfshirë në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike”, Departamentit të Financave të SHBA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë