Dele Alli tregon për traumat e jetës – Nga abuzimi seksual në moshën gjashtëvjeçare, te pirja e duhanit, shitja e drogës e deri te pensionimi
Dele Alli ka kaluar kohë të vështira kohëve të fundit. Lojtari ishte një nga yjet e Tottenham Hotspur, por përparimi i tij ka ngecur. Që nga janari i vitit 2022, ai nuk i përket skuadrës londineze, nënshkroi me Everton, klub që e huazoi te Besiktas në ligën turke, ku as aty nuk shkëlqeu. Një dëmtim shkurtoi gjithçka dhe në prill ai u rikthye te Evertoni.
Tani, në një intervistë në The Overlap me Gary Neville, Alli ka pranuar problemet që ka pasur kohët e fundit dhe ka folur për një fëmijëri të tmerrshme me drogën dhe abuzimin seksual.
Alli piu dhe mori pilula gjumi pasi u kthye nga Turqia… Derisa një ditë e kuptoi se nuk ishte në rrugën e duhur dhe kërkoi ndihmë në një qendër rehabilitimi. Një dëshmi rrëqethëse e një futbollisti që përpiqet të kthehet në atë që ishte.
“Kam frikë të flas për këtë. Kur u ktheva nga Turqia dhe kuptova se kisha nevojë për një operacion, isha shumë keq mendërisht dhe vendosa të shkoj në një qendër rehabilitimi të shëndetit mendor. Ata trajtojnë varësitë dhe traumat. E ndjeva se ishte momenti im. Nuk mund të thonë të shkosh, duhet ta dish dhe ta marrësh vetë vendimin përndryshe nuk do të funksionojë”, i shpjegon fillimisht Dele Alli, Gary Nevillet.
Një jetë plot trauma
Lojtari i Everton u hap dhe në intervistë rrëfeu episode shumë të vështira nga fëmijëria e tij.
“Në moshën gjashtë vjeçare, unë u abuzova seksualisht nga një shoqe e nënës sime, e cila rrinte shumë nëpër shtëpi. Nëna ime ishte një alkooliste. Më dërguan në Afrikë për të mësuar disiplinën dhe pastaj më kthyen”.
“Në moshën shtatëvjeçare, fillova të pi duhan; në tetë, fillova të shisja drogë. Një person i moshuar më tha se nuk do ta ndalonin një fëmijë me biçikletë, kështu që unë hipja me topin tim të futbollit dhe më pas mbaja drogën poshtë. Në moshën 11-vjeçare më varën nga një urë, ishte një djalë i lagjes tjetër, një burrë”.
“Në moshën 12-vjeçare më adoptuan një familje e jashtëzakonshme. Nuk mund të kisha kërkuar njerëz më të mirë që të bënin atë që bënë për mua. Nëse Zoti i krijoi njerëzit, ishin ata”.
Dele Alli opening up to @GNev2 on the Overlap about his childhood trauma:
▪️ Sexually abused at 6-years old by his mother's friend
▪️ Starting smoking at 7-years old
▪️ Sent to Africa to learn discipline at 7-years old
▪️ Forced to deal drugs at 8-years old
▪️ Hung off a bridge… pic.twitter.com/qmq7XgCred— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 13, 2023
Pensionimi
Lojtari i Evertonit, i cili tashmë është 27 vjeç, gjithashtu pranoi në intervistë se ishte gati të tërhiqej pak kohë më parë.
“Një mëngjes u ngrita dhe duhej të shkoja në stërvitje. Mbaj mend që shikoja në pasqyrë dhe pyesja veten nëse mund të tërhiqesha tani. Në moshën 24 vjeç. Të bëja atë që më pëlqente. Për mua ishte zemërthyese. Gjithmonë kam qenë unë kundër vetes në gjithçka. Isha i bllokuar në një cikël të keq dhe në gjëra që po më lëndonin”.
Thirrja e Pochettinos
Një nga njerëzit më të rëndësishëm në karrierën e Allit ka qenë Pochettino. Me trajnerin, ai shkëlqeu te Tottenham. Tani argjentinasi, i cili e di se ish-nxënësi i tij nuk po kalon një kohë të mirë, është i shqetësuar për të.
“Shpresoj të kem kohë ta telefonoj dhe të shoh se si është. Dele është një djalë i mrekullueshëm. Unë dua të flas me të për të zbuluar se çfarë po ndodh. Ai është ende i ri, kështu që mbase mentaliteti i tij mund të ndryshojë. Jam i sigurt se ai do të kthehet”, ka thënë menaxheri i Chelseat.
Dele Alli, nga ana e tij, ka vetëm fjalë të mira për trajnerin argjentinas.
“Pochettino ishte trajneri më i mirë dhe unë nuk mund të kisha kërkuar një menaxher më të mirë në atë kohë. Nuk ishte si një marrëdhënie mes një futbollisti dhe një trajneri. Ishte më e thellë se kaq, e ndjeja. Ai ishte aq i kuptueshëm për vendimet që merrja dhe ai më udhëzonte, sikurse kujdesej për mua si person para futbollit”, përfundoi futbollisti anglez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush rrezikon të bie nga Superliga, situata te Ballkani dhe arena ndërkombëtare – analiza interesante në “Arena e Yjeve”
Chelsea dëshiron ta rikthejë Armando Brojën, por vetëm me një kusht
Mourinho kishte parashikuar atë që po i ndodh Romës – askush nuk i besonte
Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier
Rashford bën një sakrificë tejet të madhe për të siguruar kalimin tek klubi i ëndrrave
Xavi po përgatitet të drejtojë një klub evropian nga sezoni i ri
Lionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova