LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi shkon në pauzë pas rrahjes, Konjufca: Ajo çka ndodhi është e papranueshme

​Kuvendi shkon në pauzë pas rrahjes, Konjufca: Ajo çka ndodhi është e papranueshme

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë prej dy orësh, pas rrahjes që u zhvillua në sallën plenare ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ajo çka ndodhi në Kuvend është e papranueshme dhe se organet e drejtësisë duhet të trajtojnë sipas legjislacionit këtë nëse ka pasur sulm fizik në Kuvend.

Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja - gjithçka që ndodhi në Kuvend
Lexo po ashtu Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja - gjithçka që ndodhi në Kuvend

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme. Përdorimi i dhunës në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm dhe dënueshëm prej të gjithë neve. Prandaj konsideroj se për shkak kë kësaj rrëmuje që është krijuar qëllimshëm, përgjegjësia e organeve të rendit nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës ajo do të trajtohet prej ligjit.


Ajo është pjesë tjetër që nuk na takon neve, por ajo ka ndodh vetëm brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe gjithçka çka ndodh shqyrtohet me profesionalizëm prej anës së njerëzve përgjegjës”, tha ai, shkruan KP.

Rrahja në Kuvend ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti. Ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ajo që i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”. Ajo fotografi është larguar dhe shqyer nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas kësaj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë me një fasikell e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin. Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në rrahje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori