Në ditën e tretë të dëshmisë së tij, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, është pyetur për pozitat që kanë mbajtur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi gjatë luftës.
Prokurorja Clarie Lawson e ka paraqitur një dokument, por jo për publikun, në të cilin sipas saj është emri i ish-komandant Remit dhe bëhet fjalë një takim me Shtabin e Përgjithshëm.
Prokurorja Lawson: Çfarë pozite kishte Hashim Thaçi në Shtabin e Përgjithshëm, atë kohë?
Mustafa: Nuk jam i sigurt që e e kam ditur pozitën e Hashim Thaçit në atë kohë. Por Hashim Thaçi ka bartur publikisht shumë detyra në luftë dhe pas luftës dhe tash mund të bie në lajthitje, por Hashim Thaçin e kam njohur si ushtar të UÇK-së, i rëndësishëm për luftën tonë për liri, por në kohën që po flasim ishte tetor nuk besoj që e kam ditur pozicionin e tij.
Prokurorja Lawson: Mendoje se ishte një person me rëndësi në UÇK?
Mustafa: Njerëzit që vizitoheshin secili me secilin, edhe për vete e menoj ashtu, ne e dinim që janë njerëz të rëndësishëm të UÇK-së dhe flisnim me ta, me askënd që ka ardhur nga Drenica nga Dukagjini, nga Shala, nuk ka mundur të flet me mua nëse nuk ka qenë i rëndësishëm, nga kjo po shpjegoj tani, kam pasur mendim që është i rëndësishëm, ai ka ardhur ne ekip me shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe ka qenë i rëndësishëm.
Prokurorja Lawson: Jakup Krasniqi çfarë roli kishte në Shtabin e Përgjithshëm?
Mustafa: Ka qenë zëdhënës i UÇK-së.
Prokurorja Lawson: Ka pasur një kohë kur ka pasur edhe një rol tjetër të dytë?
Mustafa: Kam parë dokumente që kanë shkruar zëvendës, por Jakup Krasniqin e e kemi njohur gjithmonë si zëdhënës të UÇK-së, e di që kanë dalur evidenca që ka qenë zëvendës. Edhe kjo për Hashim Thaçin që kam thënë shkruan komunikata, komunikon me publikun, këtë e kam pasur në mendje. Atëherë kam menduar njëri që merrëet me komunikim, me media. Kam parë disa evidenca, akm lexuar nga këto burimet e pasluftës, gjyqërt e gjërat si këto, por unë po ju them në atë kohë, Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës për UÇK-në, si njëri të rëndësishëm, e kam respektuar dhe e respektoj ende.
Prokurroja Lawson: Po Rexhep Selimi, çfarë pozite ka pasur në Shtabin e Përgjithshëm?
Mustafa: Inspektor i UÇK-së, dhe anëtar shtabi.
Prokurorja Lawson: Pra, inspektor i përgjithshëm?
Mustafa: Po inspektor i përgjithshëm në UÇK. Rexhep Selimin e kam njohur dhe respektuar si luftëtar të zotin dhe njëri të rëndësishëm në organizimin e luftës. Ka qenë këmbëngulës të bëhet organizmi sa më i mirë UÇK-së sikur që ishim edhe ne vet.
Prokuroja Lawson: Po Kadri Veseli çfarë roli ka pasur në Shtabin e Përgjithshëm?
Mustafa: E kam njohur por e njoh shumë më pak se të tjerët që folëm për ta, nuk jam i sigurt që e kam ditë pozicionin e tij të saktë gjatë luftës. Pas luftës ka pasur të folura që janë bërë, mund të ndikojë dhe mund të mendoj se edhe atëherë e kam ditë, nuk kemi folur asnjëherë për pozicion të tyre.
Ndërsa në fillim të seancës, ish-komandant Remi është pyetur rreth veprimtarisë së Adem Demaçit.
“Ai (Adem Demaçi) ishte drejtor i Drejtorisë Politike për UCK-në, por mbi të gjitha ishte lider i shqiptarëve për vite me radhë që ishim në okupim nën Serbi. Ajo ishte drejtoria më e madhe pulitke për UÇK-në. Më e rëndësishmja zyra që udhëhiqej nga Adem Demaçi në Prishtinë… Për gjithë në UÇK-në ( ka qene) por për mua e pranoj se ka qenë edhe më i veçantë”, ka thënë Mustafa.
Pas kësaj, disa pyetje nga ZPS-së i janë bërë Mustafës në seancë private.
Tutje, prokuroja ka nxjerrë në sallë një dokument, por jo për publikun, për të cilin ka thënë se shkruante “U55”, për çka Mustafa ka thënë se nënkupton “Ulpiana 55”.
Prokurorja Lawson: Po e lexoj një fragment të këtij materiali “Informohesha për të ndaluarit por nuk isha gjithmonë i informuar për të gjitha, kishte persona që e kishin për detyrë ta bënin këtë, raportet në të gjitha njësitet i dërgoheshin shtabit të përgjithshëm, shefit të shtabit, mund të kishte ndodhur ndonjëherë që të kishte një, dy, tre, të ndaluar që i sillnin dhe unë nuk po ndodhesha aty. Unë kam marrë raportin direkt nga Nazif Mehmeti, ai kishte për detyrë të raportonte të shtabi për ndonjë ndryshim të vogël, besoj se ka pasur udhëzime me shkrim në lidhje me këtë. Kështu është, e kishte për detyrë t’i raportonte shtabit për ndonjë ndryshim?
Mustafa: Interesimi juaj i pyetjeve të shpeshta, por edhe atëherë, edhe nga prokurori, edhe nga çdo kush, po bën sikur po e ekzagjerojnë këtë temë, nuk ka qenë kaq e rëndësishme sa po duam ta bëjmë. Megjithatë, qëndroj pas gjithë asaj që kam thënë gjithmonë, duke insistuar në pyetje të njëjtë përherë po ekzagjerohen këto, sikur rasti me dokumente administrative dje, që për mua nuk ishin të njohura por unë nuk kam pse mos t’i pranoj ato. E pranoj në tërësi çka kam thënë në këtë kohë.
Prokuroja Lawson: Me sa kuptoj çështja e ndalimit po ekzagjerohet por ju e pranoni informacionin që është thënën ë deklaratën që sapo lexova.
Mustafa: Nazif Mehmeti ka qenë i përgjegjshëm dhe e ka kryer punën me nder, dhe është marrë me çështjen e të ndaluarve, është kujdese për ta, sa herë ka pasur nevojë ai ka ardhur dhe më ka njoftuar mua apo shtabin e zonës operative të llapit për punët që bëheshin aty.
Ish-komandant Remi ka thënë se familjarët lejoheshin t’i vizitonin personat e ndaluar.
Ndërsa për disa pyetje, prokuroja ka marrë për referencë librin e Skënder Zhitisë.
Prokuroja Lawson: Këtu flitet për bisedë me 27 dhe 28 tetor 1998 nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi dhe Ramë Buja. Ju kujtohet kjo vizitë?
Mustafa: Unë e di që ka ndodhur një vizitë por detajet siç përshkruhen në libër nuk jam i sigurt a është ashtu. E di që Skënder Zhitia ka bërë një libër të mirë dhe unë e kam komplimentuar për këtë punë, por detajet tash nuk mund t’i kujtoj kështu si është në libër, por nuk kam arsye ta mohoj që është e vërtetë.
Prokurorja Lawson: Ku shkuan, në shtabin e ri të sapoformuar të Llapashticë?
Mustafa: Është e vërtetë zonja prokurore që nuk më kujtohet, kjo kohë ka qenë kohë e angazhimeve të secilit prej nesh dhe nuk më kujtohet. Por evidencat që i ka përdorë zoti Zhitia mund të jenë të sakta. E thash dhe për librin e Skënder Zhitisë që mund të jetë asisoi, por nuk më kujtohet saktë, e që kanë qenë në vizitë. Detajet nuk po mund t’i kujtoj. Ju mund t’i përdorni deklarimet e mija të mëhershme, qëndroj prapa tyre, nuk kam arye me fsheh asgjë nga vizita e Shtabit të përgjithshëm.
Kjo është dita e tretë e dëshmisë së ish-komandant Remit.
Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.
Të akuzuarit po marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit për ta dëgjuar këtë dëshmi.
Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje