LAJMI I FUNDIT:

Biden ‘nervozohet’ me gazetarin kur pyetet sa shpejt pas luftës do të dëshironte Ukraina të anëtarësohet në NATO: Një orë e 20 minuta

Biden ‘nervozohet’ me gazetarin kur pyetet sa shpejt pas luftës do të dëshironte Ukraina të anëtarësohet në NATO: Një orë e 20 minuta

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një takim me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vilnius, dhe pas takimit ata iu përgjigjën pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Edhe pse Biden dhe Zelensky iu përgjigjën me durim pyetjeve të gazetarëve, njëra prej pyetjeve e shqetësoi presidentin amerikan, transmeton Telegrafi.


“Sa shpejt pas përfundimit të luftës do të dëshironit të anëtarësoheni në NATO,” pyeti gazetari.

Pavarësisht se pyetja ishte për Zelensky dhe presidenti ukrainas ishte gati të përgjigjej, Biden e ndërpreu atë dhe në vend të tij iu përgjigj gazetarit.

“Një orë e 20 minuta. Ju po bëni disa pyetje vërtet të thella”, tha Biden.

Samiti dyditor në Vilnius, ku u mblodhën aleatët e NATO-s, përsëri iu kushtua kryesisht Ukrainës dhe ndihmës së vazhdueshme për këtë vend.

Megjithatë, për dallim nga muajt e mëparshëm, kritikat e hapura të zyrtarëve ukrainas ndaj liderëve perëndimorë mund të dëgjoheshin në Vilnius, të cilat kryesisht i referohen datës ende të papërcaktuar të hyrjes së Ukrainës në NATO. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Interesante
Njolla misterioze shfaqen në rrugët e SHBA-së

Njolla misterioze shfaqen në rrugët e SHBA-së

Interesante
Një çift në Kanada mbetën të habitur nga

Një çift në Kanada mbetën të habitur nga "dritat misterioze vezulluese në horizont - që rrinin pezull mbi një lumë"

Interesante
Njoftimet qesharake që kanë për qëllim që kalimtarët t’i shohin patjetër

Njoftimet qesharake që kanë për qëllim që kalimtarët t’i shohin patjetër

Fun
Cila nga këto fije të çon te kjo banane?

Cila nga këto fije të çon te kjo banane?

Interesante
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Interesante
Kalo në kategori